-Kulturë

Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar, mjeshtër i peizazhit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 30/11/21 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori korçar, Sotiraq Xega. Ai ishte i njohur për publikun me pikturat e tij në gjininë e peizazhit.

Xega numëron më shume se 35 ekspozita vetjake. Ekspozita e fundit e Xegës ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me pikturat e vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio, piktura që u zhduken nga galeria e arteve të Korçës.  Por Gjykata e Korçës pushoi çështjen ndaj Sotiraq Xegës në atë kohë drejtori i Galerisë së Arteve./Opinion.al

Pas