Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock’n’roll, Elvis Presley, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi është dhënë nga nëna e saj.
“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
Lisa Marie, këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak.
Ajo u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.
“Lisa Marie ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley në një deklaratë.
“Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë”. Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes.
Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa jetënë dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes.