Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:17 - 06/08/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta mjeku i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, teksa miqtë dhe kolegë i kanë shprehur ngushëllime familjes Nikollari.

 “Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndarja nga jeta e mjekut të njohur ka lënë të tronditur edhe mikun e tij, rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

“Lamtumire mik! E rende lamtumira jote! Njeri para se gjithash, mjek i palodhur, drejtues i denje e i papërlyer, babai me i mire qe familja mund te kete, i dashuruar pas SUT, i pakursyer per shoket, miqte e pacientet!  Te qofte e blerte lendinë Luan Nikollari! Kishe akoma shume per te dhene por te deshte qielli Kolonel!”,-shkruan Gjata në mesazhin e tij të ngushëllimit në Facebook.

Edhe mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo ka mbetur i prekur nga humbja e kolegut të tij.  “Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!”,- shprehet ai.

Pas