Një nga legjendat e Formula 1, Niki Lauda ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.
Legjenda austriake, një nga figurat më të njohura në garat motorike, mori titullin kampion për Ferrarin më 1975 dhe 1977 dhe McLaren më 1984.
Ai u konsiderua si një nga drejtuesit më të mirë të historisë së sportit, dhe do të mbahet mend për kthimin në gara vetëm gjashtë javë pasi u dogj në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë, më 1976.
Niki Lauda iu nënshtrua transplantit të mushkërive në muajin gusht, dhe gjatë dy viteve të fundit kishte shfaqur probleme të rënda shëndetësore./Opinion.al