Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë sot pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Janullatos drejtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për 33 vite.
Kryepeshkopi u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.
95-vjeçari, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Kryepeshkopi u shtrua në spitalin “Evangelismos”, ku pak ditë më vonë gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe u intubua.
Megjithatë, shëndeti i tij ishte mjaft i rënduar dhe pas disa javësh shtrimi në spital Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta.