Aktualitet

Ndahet nga jeta kreu i PD-së në Krujë,Basha: Spikati me integritetin e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:59 - 21/06/20 |
Al Do

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Reshit Merlika, ka ndërruar sot jetë si pasojë e një problemi në zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe  kryetari i PD, Lulzim Basha në një postim në Facebook ku shpreh ngushëllimet për familjarët e tij.

Basha shkruan se Reshit Merlika ishte pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës. Ai kujton gjithashtu se Merlika ishte pranë qytetarëve të Krujës si gjatë periudhës së tërmetit të 26 Nëntorit dhe pandemisë për tu ardhur në ndihmë dhe për ti dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka

“Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë. Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij. Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka. Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Basha. /Opinion.al

Pas