Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të këshilltares bashkiake Dorina Kuka në moshë të re.
Përmes një postimi në “Instagram”, Veliaj shkruan se ka humbur një kolege, mësuese, nënë ,aktiviste dhe këshilltare shembull.
“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak! Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes! “, shkroi Veliaj./Opiniona.al
View this post on Instagram