Ismet Peja, këngëtar i muzikës popullore shqiptare dhe asaj të vjetër qytetare, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.
Peja ka qenë i njohur për sukseset e arritura me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, si dhe për një mori albumesh muzikore.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar më pas ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Vlora Dumoshi.
“Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook./ Opinion.al