Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji.
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.
Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh. Ai lindi në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942.
Jorgo Papingji është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në kohë prej dyzet e ca vitesh në të gjitha Festivalet e RTSH-së dhe në audicionet e tjera muzikore për të rritur e fëmijë, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik.
Emri i tij është një emër i mirënjohur e i nderuar, që iu thotë aq shumë adhuruesve të këngës, në të gjitha moshat dhe nivelet e shoqërisë shqiptare.
Papingji u lind në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942. Ai ka shkruar tekste këngësh që në moshë të re duke bashkëpunuar me kompozitorë të njohur dhe duke lënë shenjë në shoqërinë shqiptare.
Papingji ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.
Ndër këngët e shkruara nga Papingji veçohen “Kur jemi bashkë të dy”e vitit 1980 kënduar nga Luan Zhegu, “Askush s’do ta besojë” dhe “Fat dhe jetë” kënduar nga Anita Bitri, “Kur e humba një dashuri” këngë fituese e kënduar nga Manjola Nallbani, “Rri me mua” kënduar nga Mira Konçi, “I thuaj jo” kënduar nga Ardit Gjebrea), “E doni dashurinë” kënduar nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo), “S’jam tribu” këngë fituese kënduar Aurela Gaçe dhe shumë këngë të tjera.