Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

2021/03/19 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.


Lajmi është dhënë nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” përmes një postimi në faqen e tij zyrtare.

Varoshi konsiderohet si një ndër figurat kryesore të historisë së Universitetit të Elbasanit, ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari

 “Ndahet nga jeta prof.dr. Liman Varoshi Është ndarë nga jeta prof.dr. Liman Varoshi. Pas një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë sot një nga figurat kryesore të historisë së Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ish rektori prof. dr. Liman Varoshi. Gjatë gjithë karrierës së tij ai iu dedikua me përkushtim përgatitjes profesionale të brezave të rinj dhe dimensionit kërkimor e shkencor.

Liman Varoshi u lind në 15 nëntor 1958. Në vitin 1978 nisi studimet universitare dhe në vitin 1983 u diplomua si “Mësues për shkollën e mesme, me specialitet Histori-Gjeografi”, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji.

Pas diplomimit punoi si mësues i historisë në Mirditë, më pas në Belsh, në shkollën e mesme të përgjithshme “Ndriçim Shehu” dhe më pas për një vit si metodist i lëndëve shoqërore pranë Seksionit të Arsimit, Elbasan.

Që nga viti 1991 deri në vitin 1993 ai shërbeu si drejtor i Muzeut Historik të rrethit Elbasan. Dhe po këtë vit, 1991, ai nisi edhe angazhimin universitar në Universitetin “A.Xhuvani”, në fillim i përfshirë me kohë të pjesshme dhe më pas, që nga viti 1993 si pedagog me kohë të plotë në departamentin e historisë, pranë këtij universiteti. Fusha e tij kërkimeve shkencore ishte, më së pari muzeologjia, por edhe historia e Ballkanit, historia bashkëkohore, historia e diasporës, dhe ishte njëherësh edhe titullar i kurseve universitare të këtyre fushave.

Veçanërisht profesor Varoshi ishte një studiues i palodhur i historisë së Elbasanit dhe një nga njohësit më të mirë të kontributeve historike, politike dhe arsimore në dy shekujt e fundit të këtij qyteti.

Pasionin dhe detyrën e tij për kërkimin shkencor e zhvilloi vit pas viti duke marrë gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1999, titullin “Profesor i Asociuar”, në vitin 2004 dhe “profesor” në mars të vitit 2012.

Ai ishte një ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari; ka mbajtur leksione mbi vlerat historike dhe arkitekturore të objekteve të kultit në trevën e Elbasanit, mbajtur me studentët e magjistraturës (në fushën e inxhinierisë arkitekturore) të Universitetit të Pavia-s, Itali; po ashtu ka zhvillua lektoriume edhe në në Universitetin Ludëig-Maximilian, Mynih, Gjermani.

Karriera universitare e profesor Varoshit nisi me zgjedhjen e tij si drejtues i departamentit të historisë dhe edukimit civil nga viti 1996 deri në vitin 2000. Që nga viti 1999 deri në vitin 2008 ishte edhe anëtar i senatit akademik të Universitetit “A.Xhuvani”. Nga viti 2000 e deri në vitin 2008 ishte zëvendësrektor i këtij universiteti. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2016, për dy mandate, ishte rektor i këtij universiteti e njëherësh edhe drejtues i senatit akademik.

Profesor Varoshi ishte edhe një autor i mirënjohur tekstesh e monografish. Ai është autor i “Një hapësirë më shumë në formimin historik”, botuar në vitin 2003, shtëpia botuese “Sejko”; “Ballkanet mes tri perandorive”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Lufta e ftohtë” në Europën e Lindjes, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Europeizmi si histori mendimi”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2012. Botimi i fundit i profesor Varoshit ishte “Dukuri dhe personalitete në albanologji”, në bashkautorësi. Rektorati, profesorati, kolegë, shokë e miq të Universitetit të Elbasanit i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjes Varoshi! Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si shembull për brezat që vijnë”, thuhet në njoftimin e Universitetit Aleksandër Xhuvani./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
Programi i PS, Rama: Kemi tkurrur korrupsionin dhe radhët e pritjes

Programi i PS, Rama: Kemi tkurrur korrupsionin dhe radhët e pritjes

Rama: Sot, Shqipëria, lider në qeverisjen dixhitale në rajon

Rama: Sot, Shqipëria, lider në qeverisjen dixhitale në rajon

“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend

“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend
















TE FUNDIT

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Dhjetor, 2025

Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël...

Lexo më shumë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com