Është ndarë nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano. Ai vdiq sot në Romë në moshën 98- vjeçare. Ish-kreu i shtetit prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.
Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër. Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.
Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.