Ish-lojtari i Cagliarit dhe Juventusit, Fabian O’Neill, ndërroi jetë orët e fundit pasi u shtrua në terapi intensive në Montevideo. Njoftimi është bërë në rrjetet sociale nga vëllai i ish-lojtarit, i cili prej ditës së djeshme (24 dhjetor) ishte në gjendje kome në një spital në kryeqytetin e shtetit të Amerikës së Jugut dhe u shua mëngjesin e ditës së Krishtlindjes: “Epo vëllai im i dashur ti shkove në një udhetim…Ti do te jesh nje tjeter engjell qe do te kem ne qiell dhe shpresoj te më drejtosh. Do të dua gjithmone”.
49-vjeçari uruguaian, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2003 pasi luajti 136 ndeshje për Cagliari, duke shënuar 16 gola, ishte shtruar urgjentisht në spital në korrik 2020 për probleme me mëlçinë dhe traktin urinar./Opinion.al