Është ndarë nga jeta ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini.
Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ish-kryebashkiaku socialist është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste.
Ai vendosi që të mos kandidonte më për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019.