Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta ish-balerini, nuk fitoi betejën me sëmundjen e rëndë

2021/01/21 at 3:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Ndërron jetë nga infarkti gazetari shqiptar

Ka ndërruar jetë ish-balerini i njohur, Kujtim Hoxha.


Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Teatrit Operës dhe Baletit, Zana Çela, teksa mësohet se ish-balerini nuk ka mundur dot të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

Çela shkruan në rrjetet sociale se “Kujtim Hoxha ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB. Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist”.

Ndërkohë Zana Çela i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve për humbjen e ish-balerinit Kujtim Hoxha.

Shkrimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha.

Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot.

Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit. Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB. Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist.

Krahas interpretimit si balerin në pjesën më të madhe të baleteve të vëna në skenën e TKOB me trupën e baletit, ka interpretuar dhe role solistike në baletet si: “Duarartët vigjilentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Don Kishoti”, “Halili dhe Hajria”, “Arrëthyesi”, “Bajadera”, “Liqeni Mjellmave”, “Maxhordomi”, “Lumi i vdekur”, “Coppelia”, “Delina”, “Zhizel”.

Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë për përgatitjen e brezave të rinj si në mësimin e repertorit, ashtu edhe në rritjen cilësore për realizimin e roleve. Në vitin 2001, si rezultat i kësaj pune, ai u emerua përgjegjës i trupës së baletit. Që nga ky vit ka punuar pranë koreografit Agron Aliaj dhe koreografëve të tjerë edhe si koropetitor i veprave që viheshin në skenën e TKOB, në veprat si: “Rajmonda dhe Spartaku”; “Shehrezade”; “Caravaggio”; “Dansi i Puanteve”; “Migjeniana”, “Carmina Burana”; “Zhizel”; “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”; “Delina”; “Zorba”; “Coppelia”.

Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në TKOB është karakterizuar nga impenjimi dhe korrektësia në punë. Ka patur marrëdhënie shumë të mira si me punonjësit e administratës ashtu edhe me artistët balerinë dhe të sektorëve të tjerë artistikë.

Shpreh me dhimbje te thelle ne emrin tim dhe artisteve e punonjesve te TKOB , ngushëllime familjes e miqve të shumtë të balerinit Kujtim Hoxha.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Etiketa: balerini shqiptarsemundje e rendevdekje


Ju sugjerojmë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Droga është armë e shkatërrimit në masë

16 Dhjetor, 2025 11:12 am
Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…
Sport

Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

16 Dhjetor, 2025 10:52 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Para
“Janë fshehur viktimat”,Rama reagon për akuzat e Bashës.Çfarë paralajmëron

Basha publikon videon: Rama ka dështuar, po na grabit

COVID-19/ Shtatë viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

Koronavirusi/ Kosova regjistron 7 vdekje dhe 296 raste të reja

Vrau kunatën, burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën

Vrau kunatën, burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën
















TE FUNDIT

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
16 Dhjetor, 2025

Ukraina nuk ka ndërmend ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de facto . Presidenti ukrainas...

Lexo më shumë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
16 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të...

Lexo më shumë

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
16 Dhjetor, 2025

Zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të mbyllur disa nga selitë kryesore të ushtrisë amerikane dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com