Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli është ndarë nga jeta në moshën 49-vjecare, në mënyrë të papritur si pasojë e një leucemie akute. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, pedagogu dhe intelektuali Bakalli nuk ja ka dalë.
Gilman Bakalli ishte diplomuar në në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës për gjermanistikë. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009, ndërsa se fundi ishte pedagog i komunikimit në një universitet privat në Tiranë. Numeron nje sere botimesh dhe publikimesh mbi komunikimin, perkthimin dhe teorine letrare.