Bota

Ndahet nga jeta ikona e televizionit italian, Raffaella Carra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:22 - 05/07/21 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare këngëtarja e njohur italiane, Raffaella Carra. Lajmin e ka bërë të ditur Sergio Lapino, i cili i shpreh ngushëllimet nipërve dhe mbesave të saj, miqve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë.

“Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, tha ai.

Mediat italiane shkruajnë se Raffaella Carrà ndërroi jetë sot në orën 16:20, pas një beteje me  një sëmundje të pashërueshme.

E lindur në Bologna 18 qershor, 1943, Maria Raffaella Roberta Pelloni gjatë gjithë karrierës së saj ishte një showgirl, këngëtare, balerinë, aktore, autore dhe prezantuese televizive.

“Amore”, ishte programi televiziv që do të bënte që ajo të hynte në zemrën e publikut./Opinion.al

Pas