-Kulturë

Ndahet nga jeta Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 29/09/22 |
Opi Nion

Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mbesa e saj Ajola Xoxa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Xoxa shkruan se gjyshja e saj u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

“Gjyshja ime e mire, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qete dhe ne paqe, siç e jetoi te gjithe jeten e saj, rrethuar nga njerezit e dashur, duke lene pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashte, dhe tek ne nje dhimbje pambari. Ajo i dha aq shume Shqiperise se saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte ne jeten e vet. Homazhet do te kryhen neser, 30 shtator, nga ora 10:00 deri ne 12:00 ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi ne oren 13:00 ne varrezat e Tufines.”-thotë ajo.

Ndërkohë, familja do të presë vizita ditën e shtunë dhe të diel, 1 dhe 2 tetor, nga ora 10:00-13:00 dhe 17:00-19:00 tek Restorant Piazza në Tiranë.

Ganimet Vendresha lindi në Tiranë më 19 shtator 1934. Studioi balet klasik dhe koreografi në Akademinë e Baletit të Bolshoi Teatër të Moskës, ku dhe u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Xhemil Simixhiu. Pas 6 vitesh studime, të dy, së bashku me tri balerinë të tjerë që kryen të njëjtin shkollim, u kthyen në Tiranë dhe hapën Shkollën e Parë të Baletit në Shqipëri. Më pas ishin bashkëthemelues të Akademisë së Arteve, ku dhe punuan si pedagogë, dhe Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punuan deri në fund të jetës së tyre.
Ganimet Vendresha mban shumë çmime karriere, si edhe tituj të lartë, ndër to ‘Nderi i Kombit’, ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Mjeshtër i Madh’.
Ganimet Vendresha la pas një thesar të madh në baletin shqiptar, themelet e një shkolle që vazhdon trashëgohet edhe sot dhe që e nderon vendin tonë kudo në botë.
Tek të gjithë ata që e njohën la pas kujtimin e një njeriu me shpirt të bukur e të mirë, gjithmonë fjalëmbël dhe e buzëqeshur.

Pas