Bota

Ndahet nga jeta burri më i shkurtër në botë


               Publikuar në : 12:21 - 18/01/20 |
el ida

Khagendra Thapa Magar, burri më i shkurtër në botë ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se Magar humbi jetën pas disa problemeve shëndetësore që vinin si pasojë e gjendjes së tij fizike.

Khagendra kishte probleme me zemrën, astmën dhe pneumoninë dhe vdiq në një spital të Nepalit, një ditë pasi u shtrua aty.

Magar lindi më 14 nëntor 1992, në qytetin e Pokharas në Nepal, dhe ishte vetëm 67,08 cm i gjatë kur u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2010.

“Ai ishte aq i vogël kur u lind saqë mund ta vendosje në pëllëmbë të dorës” u shpreh babai i Khagendras, Dhani për faqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guiness”./Opinion.al

Pas