Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Pak minuta pas këtij lajmi, Rama ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin ku shkruan:
“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”.
Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai qëndroi i shtruar prej 4 ditësh në spitalin San Raffaele të Milanos, ku dhe ndërroi jetë.
Themelues i Mediaset dhe Forza Italia, Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli. Ai mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri./Opinion.al