Aktorja e telenovelës së njohur latine është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare. Bëhet fjalë për Evita Muñoz, e njohur për shqiptarët si dado e Mariçuit, Kandelaria, ka ndërruar jetë si pasoj e problemeve në rrugët e frymëmarrjes, shkruan opinion.al
E lindur në Verakruz të Meksikës, ajo ishte pjesë e telenovelës së njohur që për shqiptarët njihej si ‘Mariçui’, në rolin e të moshuarës që u kujdes për vajzën e braktisur nga prindërit.
Komplikacionet e shumta në rrugët respiratore i morën jetën. Ajo ishte një nga komedianet më të vlerësuara në botën latine. /Opinion.al