Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet  nga jeta aktori i njohur shqiptar, më shumë se 70 role në skenë

2018/12/02 at 9:54 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet  nga jeta aktori i njohur shqiptar, më shumë se 70 role në skenë

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ’90, Luan Qerimi, u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografi, prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, e megjithatë, në mendjen e dashamirësve të ekranit e skenës, kanë mbetur rolet e tij në “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.


Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.1939924_840480712634222_744063077_n

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj. Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon”, siç ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” dhe “Fjala artistike në mikrofon”.

Luan Qerimi mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989./Panorama

Etiketa: aktori shqiptarluan qerimi


Ju sugjerojmë

Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie
Kryesore

Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie

11 Shtator, 2025 2:52 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

11 Shtator, 2025 1:31 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

11 Shtator, 2025 1:23 pm
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Aktualitet

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

11 Shtator, 2025 1:18 pm
Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja
Aktualitet

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja

11 Shtator, 2025 1:13 pm
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101
Aktualitet

Delina Ibrahimaj tek ekonomia, Besfort Lamallari tek Ministria e Drejtësisë

11 Shtator, 2025 1:11 pm
Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
Aktualitet

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

11 Shtator, 2025 1:03 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

Kumbaro tek Ministria e Arsimit, një emër i ri tek mjedisi

11 Shtator, 2025 1:01 pm
Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Aktualitet

Spiropali tek Ministria e Jashtme, Gonxhja tek turizmi, rikonfirmohet Petrit Malaj

11 Shtator, 2025 12:57 pm
Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?
Aktualitet

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

11 Shtator, 2025 12:50 pm
Para
Macron zbret në sheshin e protestave, mbledhje urgjente me qeverinë

Macron zbret në sheshin e protestave, mbledhje urgjente me qeverinë

31-vjeçari shqiptar gjendet i masakruar me thikë në mes të rrugës

Vritet shqiptari në mes të Berlinit, autori qëllon më pas edhe veten

Video/Berisha rrëfen takimin me Bush në Shqipëri dhe bisedën për Kosovën

Video/Berisha rrëfen takimin me Bush në Shqipëri dhe bisedën për Kosovën
















TE FUNDIT

“A u qëllova nga një AR-15?”/Postimi i frikshëm i Kirk bëhet realitet 11 vite më pas

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
11 Shtator, 2025

Një postim i vjetër në Twitter nga aktivisti konservator Charlie Kirk po qarkullon sërish në rrjet pas vrasjes së tij...

Lexo më shumë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
11 Shtator, 2025

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët...

Lexo më shumë

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
11 Shtator, 2025

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,...

Lexo më shumë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
11 Shtator, 2025

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com