Aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale.
Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime./Opinion.al