Ata janë çdoherë prezent në mediat rozë si artistët më të përfolur, po kaq sa për punën e tyre aq edhe për jetën e tyre private.
Fjala është për Robertin dhe Norën, çiftin më “in” të momentit, për të cilët jo rrallë është përfolur edhe për ndarjen e tyre, e cila ka rezultuar si jo e vërtetë.
Por, këtë herë nga burime të pranë çiftit mësohet se së fundmi ata janë duke jetuar të ndarë, Nora në shtëpinë e saj në Marigona Residence, kurse Roberti në banesën e tij në Lagjen e Spitalit.
Mbetet vetëm të shihet nëse kjo ndarje e tyre është e përhershme apo një ndarje që ka të bëjë me ndonjë pakënaqësi të momentit të çiftit. /Teleskopi.net