Prej disa kohësh kur lidhja e tyre u zbulua, Alban Hoxha dhe bukuroshja Çiljeta kanë qenë çifti më simpatik dhe i pëlqyer nga mbarë opinioni publik. Burime jozyrtare për newsport.al tregojnë se çifti ka patur një krisje në marrëdhënien e tyre dhe se tashmë janë ndarë nga njëri-tjetri.
Newsport bëri një “investigim” të vogël në profilet e tyre në Instagram dhe rezulton se në fakt Hoxha dhe Çiljeta nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Në pamje të parë kjo nuk do të thotë asgjë, por nëse ky detaj nuk është i rëndësishëm, mjaftojmë të kujtojmë kohën kur bukuroshja e Supersport Bora Zemani u nda nga ish bashkëshorti i saj Vin Veli. Edhe ata fillimisht kanë vendosur të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe më pas u pa se realisht çifti i kishte dhënë fund. A do të jetë e njëjta histori për Albanin dhe Çiljetën?