Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO: Ukraina së shpejti do të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore

2022/10/18 at 8:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO: Ukraina së shpejti do të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore

Në ditët në vijim, NATO do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, tha shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg më 18 tetor.

Deklarata e Stoltenbergut vjen teksa për më shumë se një javë, Ukraina po përballet me sulme ajrore ruse që kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve të energjisë në vend.

Gjatë një konference të sigurisë në Berlin, Stoltenberg tha se sistemet e mbrojtjes ajrore do t’i ndihmojnë Ukrainës që të mbrojë veten nga sulmet, përfshirë edhe nga sulmet me dronë të prodhimit iranian, që kanë shkaktuar shumë vdekje dhe shkatërrim, qëkur Rusia nisi një valë të re sulmesh në mbarë Ukrainën më 10 tetor.

Stoltenberg tha se përgjigja ndaj sulmeve është që aleatët të rrisin dërgesat e tyre me sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë është të dërgojmë ato që aleatët tanë kanë premtuar, të përshpejtojmë dërgesat me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha shefi i aleancës perëndimore ushtarake.

NATO “në ditët në vijim” do të dërgojë sisteme për t’iu kundërvënë kërcënimit specifik që paraqesin dronët, përfshirë edhe dronët e Iranit, tha ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët tha se sulmet gjatë 18 tetorit kanë goditur Kievin dhe qytetet e tjera ukrainase. Sipas tij, sulmet kanë goditur zona të banuara dhe infrastrukturë të energjisë.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se sulmet e javës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje masive të rrymës në mbarë Ukrainën dhe se “nuk ka hapësirë për negociata” me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili urdhëroi nisjen e pushtimit të shtetit të tij më 24 shkurt.

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Dëshmia që çoi në pranga Martina Pajollarin

Dëshmia që çoi në pranga Martina Pajollarin

Rritja e dollarit amerikan shkakton probleme në mbarë botën

Rritja e dollarit amerikan shkakton probleme në mbarë botën

Dëshmia horror nga Shtëpia e Fëmijës: 2 vajza 14-vjeçare i zhveshën lakuriq dhe i rrahën

Dëshmia horror nga Shtëpia e Fëmijës: 2 vajza 14-vjeçare i zhveshën lakuriq dhe i rrahën

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com