Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës dhe tensioneve

2023/10/12 at 5:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sulmi i Ukrainës gabim i Putinit”, NATO: Rusia do e paguajë

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u kanë bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mospajtimet e tyre përmes dialogut dhe mjeteve politike.

Ky mesazh u dha të enjten në selinë e NATO-s pas përfundimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës ushtarake perëndimore.

Më 24 shtator policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.

Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Beogradi mohon se ka gisht në ngjarjet që ndodhën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Për shkak të këtij sulmi sulmi, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi për shtimin e numrit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, por edhe rritjen e patrullimeve në veri.

Ai tha se Kosova ka qenë një prej temave kyçe në takimin e ministrave të Mbrojtjes.

“Kjo ishte një prej temave dhe çështjeve kryesore që u diskutuan sot nga ministrat. Ka pasur një situatë të vështirë dhe të tensionuar dhe ne e kemi ndjekur atë me shumë kujdes. Kemi rritur praninë tonë, sidomos në veri”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se aleanca koordinon veprimet në terren me bllokun.

“Mesazhi kryesor është se Prishtina, por edhe Beogradi duhet të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë edhe më tej situatën dhe rrisin tensionet, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stoltenberg.

“Një prej mesazheve të rëndësishme sot ka qenë se NATO dhe BE-ja punojnë së bashku. Prania ushtarake e NATO-s, një prani e rritur ushtarake, mbështet përpjekjet diplomatike dhe politike të BE-së. Kemi pasur në takimin e sotëm edhe BE-në dhe është mirë të shohim se mund të bashkëpunojmë në çështjet e vështira siç është Kosova dhe Ballkani Perëndimor”, shtoi ai.

Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, Stoltenberg po ashtu tha se aleanca do të vazhdojë të zbatojë mandatin në Kosovë në mënyrë të paanshme, ashtu siç parashihet në mandatin që ka nga Kombet e Bashkuara.

Për të shtyrë përpara dialogun e BE-së dhe Marrëveshjen drejt normalizimit – që është arritur më herët gjatë vitit – përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të vizitojnë javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë./ REL

Etiketa: kosovenatoserbi

Ju sugjerojmë

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
Sport

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

12 Shtator, 2025 1:46 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë
Bota

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

12 Shtator, 2025 11:49 am
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?
Bota

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

12 Shtator, 2025 10:16 am
Para
Miratimi rezolutës për Kosovën, Çollaku: E papranueshme, nuk mund ta merrte votën time pro

Miratimi rezolutës për Kosovën, Çollaku: E papranueshme, nuk mund ta merrte votën time pro

Ndeshja Shqipëri-Çeki/ Së bashku me djalin e Adem Jasharit, Kurti vjen në Tiranë: Evropiani po na pret

Ndeshja Shqipëri-Çeki/ Së bashku me djalin e Adem Jasharit, Kurti vjen në Tiranë: Evropiani po na pret

Sulmi në Banjskë/ Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: BE të mbajë qëndrim të prerë ndaj akteve të tilla

Sulmi në Banjskë/ Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: BE të mbajë qëndrim të prerë ndaj akteve të tilla

TE FUNDIT

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
12 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko...

Lexo më shumë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
12 Shtator, 2025

“Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është...

Lexo më shumë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
12 Shtator, 2025

Para se të futeshin në sallën e Kuvendit për të nisur detyrën e tyre, deputetet e reja si Sara Mila...

Lexo më shumë

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
12 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj. Rama do të marrë mandatin për qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com