Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO: S’ka rrezik që Rumania të futet në luftë me Rusinë

2023/09/11 at 4:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO: S’ka rrezik që Rumania të futet në luftë me Rusinë

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se “nuk ka rrezik” që anëtarja e aleancës, Rumania, të futet në luftë pas incidenteve të fundit, kur u gjetën fragmente të një droni në territorin e saj, pranë kufirit me Ukrainën e përfshirë në luftë me Rusinë.

“Gjëja më e rëndësishme është që të rikonfirmojmë faktin që nuk ka asnjë tregues të një veprimi të qëllimshëm [nga Rusia] për të sulmuar territorin rumun, rrjedhimisht territorin e NATO-s”, tha Geoana për gazetarët gjatë një vizite që i bëri një shkolle afër kryeqytetit rumun, Bukuresht.

Komentet e zëvendësshefit të NATO-s vijnë disa ditë pasi autoritetet rumune dy herë konfirmuan se kanë gjetur fragmente të dronëve në territorin e tyre, pas sulmeve që forcat ruse kryen ndaj porteve të Ukrainës në lumin Danub, që gjenden përtej kufirit të Rumanisë.

Por, afërsi e sulmeve të Rusisë në pjesën tjetër të Danubit ka bërë që qytetarët rumunë që jetojnë aty pranë, të kenë frikë se shteti i tyre mund të përfshihet në luftë.

“Kur dëgjoni zhurmat e luftës disa qindra metra larg shtëpisë tuaj, vendit tuaj të punës, ato do të gjenerojnë emocion dhe ankth”, th Geoana, që më herët ka qenë ministër në Rumani dhe ambasador në SHBA. “Por, nuk ka asnjë rrezik që Rumania të përfshihet në këtë konflikt”.

Pas zbulimit të dytë të fragmenteve të dronëve të shtunën, presidenti rumun, Klaus Iohannis, tha se ato ishin “të ngjashme me ato që përdoren nga ushtria ruse” dhe se incidenti lë të kuptohet se ka pasur “shkelje absolutisht të papranueshme të hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë, aleates së NATO-s, me rreziqe reale të sigurisë për qytetarët rumunë në atë zonë”.

“Dua ta siguroj publikun rumun dhe veçanërisht ata që janë në kufi me Ukrainën se nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar”, tha Geoana, duke shtuar se ai do të vizitojë atë zonë.

Javën e kaluar, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët kanë parë “incidente të tjera në Poloni dhe gjetkë”, por nuk elaboroi më shumë.

Sipas nenit 5 të sigurisë kolektive, të 31 anëtarët e NATO-s zotohen se do të ndihmojnë çdo shtet anëtar që sulmohet. Në të njëjtën kohë, ka shqetësime se NATO mund të futet në një luftë me Rusinë nëse ndodh ndonjë incident i vogël apo ndonjë gabim./ REL

Ju sugjerojmë

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

31 Maj, 2025 9:35 am
Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
Bota

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

31 Maj, 2025 9:30 am
Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
Bota

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

31 Maj, 2025 9:27 am
I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari
Kronikë

I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

31 Maj, 2025 9:23 am
Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni
Bota

Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni

31 Maj, 2025 9:16 am
Zëvendës kryeministri i Kosovës: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Rajoni

Zëvendës kryeministri i Kosovës: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

31 Maj, 2025 8:57 am
Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

31 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 Maj, 2025 8:11 am
Para
“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual

"Armëpushim" Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual

Zjarri në Krujë, digjen katër hektarë ullishte

Zjarri në Krujë, digjen katër hektarë ullishte

Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që të mos i japë armë Rusisë

Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që të mos i japë armë Rusisë

TE FUNDIT

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
31 Maj, 2025

Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
31 Maj, 2025

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë...

Lexo më shumë

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
31 Maj, 2025

Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga...

Lexo më shumë

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
31 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 50% për çelikun e importuar, duke dyfishuar tarifat aktuale....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com