Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO: Rusia t’i përmbahet Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore

2023/02/03 at 4:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet siguria në Kosovë

NATO i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj në baze të Traktatit për reduktime të programeve bërthamore të quajtur START.

“Ne shohim me shqetësim se Rusia ka dështuar të përmbushë detyrimet ligjore, përfshirë inspektimin [për programet bërthamore] dhe i bëj thirrje Rusisë të përmbushë detyrimet e saj sipas Traktatit”, shkroi në Twitter Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia po shkel Traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përmes raketave tokësore, detare dhe bombarduesve.

SHBA-të kanë thënë se Rusia nuk po lejon inspektimin e objekteve të saj, siç e kërkon Traktati.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se Rusia mund të “rikthehet lehtësisht” te zbatimi i marrëveshjes.

“Ekziston një rrugë e qartë për kthimin [te marrëveshja]. Ajo që Rusia duhet të bëjë është që të lejojë inspektimet në territorin e saj, ashtu siç veproi për vite me radhë sipas traktatit të START dhe të marrë pjesë në takimin e komisionit konsultativ dypalësh. Asgjë nuk i pengon inspektorët rusë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe të zhvillojnë inspektimet”, tha Patel.

Zyrtarët rusë i kanë fajësuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen që Uashingtoni i ka dhënë Kievit, teksa Ukraina përballet me agresionin rus.

Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politiko-Ushtarake në Institutin Hudson i tha Zërit të Amerikës se ka disa arsye se pse Moska mund të jetë duke shkelur Traktatin.

“Në rastin më të mirë, Rusia po përpiqet të kërkojë lëshime të tjera nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta të inspektojë më shumë sisteme amerikane. Në rastin më të keq, Rusia po mban peng procesin e kontrollit të armëve strategjike karshi agresionit të saj në Ukrainë”, tha Weitz.

Rusia nuk ka përjashtuar përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë, çka ka ushqyer frikën globale për një katastrofë bërthamore.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ju sugjerojmë

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt
-U tha në Opinion

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt

23 Mars, 2023 10:21 pm
Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney
Sport

Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney

23 Mars, 2023 10:18 pm
Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë
-U tha në Opinion

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

23 Mars, 2023 9:59 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Life Style

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

23 Mars, 2023 9:47 pm
Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg
Kronikë

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg

23 Mars, 2023 9:30 pm
Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak
Kryesore

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak

23 Mars, 2023 9:17 pm
Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
Bota

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

23 Mars, 2023 8:44 pm
A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
Politikë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

23 Mars, 2023 8:39 pm
“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët
Politikë

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

23 Mars, 2023 8:32 pm
Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë
Bota

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë

23 Mars, 2023 8:29 pm
Para
Rita Ora me 9 veshje të ndryshme në paradën e modës

Rita Ora me 9 veshje të ndryshme në paradën e modës

“I mirë në futboll, edhe në golf”, Gareth Bale nis karrierën si golfist

“I mirë në futboll, edhe në golf”, Gareth Bale nis karrierën si golfist

Slloveni/ Autobusi me 29 pasagjerë del nga rruga, 3 persona humbin jetën

Slloveni/ Autobusi me 29 pasagjerë del nga rruga, 3 persona humbin jetën

TE FUNDIT

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt
23 Mars, 2023

Gazetarja Klodian Lala ka folur lidhur me kontrollin e ushtruar nga përfaqësuesit BKH më  9 mars në banesën e Erjola...

Lexo më shumë

Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney

Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney
23 Mars, 2023

Harry Kane ka shkruar historinë në ndeshjen e Anglisë ndaj Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit. Sulmuesi ka shënuar...

Lexo më shumë

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë
23 Mars, 2023

Në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha deklaroi policia ka bërë një operacion për arrestimin e Klodian Zotos në Korçë, por...

Lexo më shumë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
23 Mars, 2023

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, publikoi një letër me 7 faqe të martën, në të cilën ai rivlerësoi rëndësinë që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com