Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

2021/04/14 at 4:05 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

Në kuartierin qendror të NATO-s zhvillohen mbledhje krize, sepse Rusia po grumbullon trupat përreth Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg do të ndihmojë Ukrainën duke paralajmëruar Moskën.


Midis 9 dhe 11 prillit misioni vëzhgues i OSB-së në rajonin e Ukrainës, Donjeck konstatoi 367 shkelje të armëpushimit, që është në fuqi mes trupave të Ukrainës dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia. Në rajonin fqinj Luhans janë konstatuar 224 shkelje. Një javë më parë OSBE-ja regjistroi gjithsej 26 incidente.

Dhuna në lindje të Ukrainës po intensifikohet. Qeveria e Ukrainës bën përgjegjëse qeverinë në Moskë. Rusia që prej disa javësh po dislokon gjithnjë e më shumë trupa në rajonet kryengritëse, në kufijtë e pjesës tjetër të Ukrainës në gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi. Sipas vlerësimeve të aleancën ushtarake perëndimore bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra forca. Kremlini nuk e mohon lëvizjen e trupave, por insiston, që kjo nuk ka të bëjë me përgatitje për ndërhyrje apo për ndonjë luftë.

Në sfondin e lëvizjes së trupave ruse presidenti i SHBA-së, Joe Biden, telefonoi me kreun e Kremlinit Vladimir Putin duke i propozuar atij një samit në një vend të tretë. Kremlini e konfirmoi propozimin e parashtruar në telefon nga Biden, por e la të hapur, nëse Putin do ta pranojë ose jo këtë ftesë.

“Kjo është lëvizja më e madhe e trupave që pas pushtimit të Krimesë në mars 2014”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. “Ne jemi seriozisht të shqetësuar. Lëvizjet e Rusisë janë të pajustifikuara dhe të pashpjegueshme. Rusia duhet t’u japë fund menjëherë provokimeve dhe ta çtensionojë urgjentisht situatën”, kërkoi Stoltenberg në një takim të Komisionit NATO-Ukrainë në kuartierin qendror të aleancës. Ukraina kërkoi një mbledhje krize për t’u konsultuar lidhur me kërcënim rus në rritje.

“Ne nuk duam luftë”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba, që mori pjesë në takim në Bruksel, falënderoi Stoltenbergun për veprimin e shpejtë. “Ndryshe nga viti 2014, kur Rusia veproi shpejt dhe Perëndimi reagoi ngadalë, kësaj here nuk do të ketë befasi”, tha Kuleba. Ai kërcënoi duke iu adresuar Rusisë: „Çmimi për Rusinë do të jetë shumë i lartë. Ne nuk duam luftë. Ne jemi zotuar t’u përmbahemi normave diplomatike (…) Ne kemi mjete për ta vënë në lëvizje Rusinë të tërhiqet nga territori ynë. Ne do të rivendosim sovranitetin tonë.”

Rusia më 2014 pushtoi ilegalisht gadishullin e Krimesë dhe e aneksoi atë. Në lindje të Ukrainës kryengritës të mbështetur nga Rusia dhe ushtarë rusë të pandehur filluan një luftë, që vazhdon ende sot dhe herë pas here intensifikohet sa herë kjo i intereson presidentit rus Vladimir Putin. Paralelisht Ukraina dhe Rusia me ndërmjetësimin e Francës dhe të Gjermanisë kanë ndërmarrë një „proces paqeje”, që është emërtuar si procesi i Minskut, pasi takimet janë zhvilluar në kryeqytetin bjellorus. Por procesi i Minskut po ecën me ritme të çala dhe armëpushimi shkelet herë pas here.

Qeveria ruse ka reaguar me kritika të ashpra ndaj fjalëve të Brukselit. „SHBA dhe të vende të tjera të NATO-s po e kthejnë me paramendim Ukrainën në një fuçi baruti”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sikurse bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve. Nëse gjendja përshkallëzon, ne do të mbrojmë sigurinë e shtetasve tanë, tha Ryabkov. “E kësisoj Kevi dhe aleatët e tij në Perëndim do të ishin përgjegjës për pasojat e një përshkallëzimi të tillë hipotetik.”

Anijet luftarake të SHBA-së në Detin e Zi

Me shtetasit e vet, për të cilët bën fjalë Ryabkov, ka parasysh kryengritësit dhe banorët në lindje të Ukrainës, të cilët me fillimin e konfliktit janë pajisur me pasaporta nga Rusia. SHBA ka vendosur luftanije shtesë në Detin e Zi në afërsi të Krimesë. Sergei Ryabkov e quajti këtë një provokim, që duhet sprapsur.

Aleanca e Atlantikut Verior nuk do të dërgojë trupa luftarake në mbështetje të Ukrainës. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg bëri të qartë, se synohet të përforcohet „bashkëpunimi praktik” me ushtrinë ukrainase. NATO stërvit ushtarët ukrainas dhe konsulton udhëheqjen ushtarake në Kiev. Po ashtu organizohen edhe stërvitje të përbashkëta. Anëtarët e veçantë të NATO-s furnizojnë me pajisje dhe armatime Ukrainën.

Mbledhje e posaçme e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes

Për të shprehur mbështetjen për Ukrainën të mërkurën (14.04) NATO zhvillon një mbledhje virtuale të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare. Sekretarët amerikanë të shtetit Antony Blinken dhe Lloyd Austin do të marrin pjesë fizikisht në këtë takim, një veprim me simbolikë ky. Të dy ministrat ndërkohë po zhvillojnë vizita në Europë në shenjë të ripërtëritjes së ambicjes së re transatlantike të qeverisë së re të SHBA-së, gjë që është mirëpritur shumë prej NATO-s./DW

 

Etiketa: rusiukraine


Ju sugjerojmë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

9 Shtator, 2025 7:22 pm
Para
Lihet në burg autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Lihet në burg autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Socialisti gris teserën e PS, Basha:Rama burracak, s’ka mbajtur premtimet

Socialisti gris teserën e PS, Basha:Rama burracak, s’ka mbajtur premtimet

Thirrjet “Rama ik” në Dibër, kryeministri-qytetarit: Ku të iki mo?

Thirrjet “Rama ik” në Dibër, kryeministri-qytetarit: Ku të iki mo?
















TE FUNDIT

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani  i cili arriti të shënojë nga pika e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com