Kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s Petr Pavel ka thënë se sjelljet dhe veprimet e mëhershme të Rusisë tregojnë se liderët e atij vendi e respektojnë vetëm forcën.
“Kremlini i konsideron dobësi qasjen liberale, qasjen demokratike, bisedimet dhe kompromisi”, ka theksuar Pavel, gjeneral i Ushtrisë Çeke, në intervistë për REL, transmeton Koha.net.
Pavel ka thënë përderisa rusët kanë këtë qëndrim, NATO duhet ta tregojë vendosmërinë dhe të veprojë sa herë që të jetë nevoja.
Gjenerali çek shtoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj dëshirojnë që pa provokime ndaj Moskës, të tregojnë se janë të gatshëm dhe me vullnet për veprime nëse detyrohen.