Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

2025/01/29 at 8:32 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht punën si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pozita e tij është konfirmuar një ditë më parë, dhe ai do të nisë punën më 1 shkurt. “Vazhdimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart përmes një postimi në “X”.

Më herët gjatë ditës, i dërguari në shkuarje i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar me pasardhësin e tij, dhe janë duke u siguruar që transicioni të ndodhë sa më lehtë që është e mundur.

Lajçak ka qenë në pozitën e ndërmjetësuesit për pesë vjet. Përgjatë mandatit të tij është arritur Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

Po të martën, emërimin e Sorensenit në pozitën e ndërmjetësuesit, e ka përshëndetuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se pret qasje balancuese ndaj palëve, si parakusht për proces të suksesshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale. Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, ku ka punuar në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse kryediplomatja Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

Në të kaluarën, liderë të Kosovës, nisur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani e deri të kryeministri Albin Kurti, e kanë kritikuar Lajçakun për qasje të pabalancuar në dialog dhe për rreshtim me raste kah Serbia. Vetë Lajçak pati thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, muaj më parë, se pretendime të tilla nuk qëndrojnë dhe pati vlerësuar se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë të gatshme për normalizim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel qysh prej vitit 2011. Palët kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. Bashkimi Evropian u rikujton dy palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre në integrimet euro-atlantike.

Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian dhe tashmë ka hapur disa kapituj për anëtarësim, ndërsa Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e BE-së, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

Kosova është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka status të vendit kandidat, ndonëse zyrtarë të lartë të BE-së thonë vazhdimisht se ardhmja e rajonit të Ballkanit është në bllok./REL

Ju sugjerojmë

Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës
Aktualitet

Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës

29 Qershor, 2025 1:47 pm
Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi
Aktualitet

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi

29 Qershor, 2025 1:41 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

29 Qershor, 2025 1:32 pm
Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja
Aktualitet

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja

29 Qershor, 2025 1:13 pm
Kripa rrezikon gjallesat në lagunën e Karavastasë
Aktualitet

Kripa rrezikon gjallesat në lagunën e Karavastasë

29 Qershor, 2025 1:03 pm
Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin
Aktualitet

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin

29 Qershor, 2025 12:51 pm
Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..
Aktualitet

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..

29 Qershor, 2025 12:34 pm
U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit
Aktualitet

U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit

29 Qershor, 2025 12:22 pm
Kur do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës?
Kryesore

Ngërçi politik/ Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit

29 Qershor, 2025 12:16 pm
Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Gjiri i Amerikës, Google do të përshtasë emrat në harta

Gjiri i Amerikës, Google do të përshtasë emrat në harta

Policia e Kosovës zbulon një laborator për falsifikimin e dokumenteve

Policia e Kosovës zbulon një laborator për falsifikimin e dokumenteve

Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni

Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni

TE FUNDIT

Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës

Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës
29 Qershor, 2025

Me erën në favor dhe dallgët si sfidë, bregdeti i Durrësit u kthye në një arenë të vërtetë emocionesh, ku...

Lexo më shumë

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi
29 Qershor, 2025

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për shoferin, i cili përplasi 3 fëmijët e mitur që...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
29 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trumpin për mbështetjen e tij gjatë gjyqit të tij për korrupsion....

Lexo më shumë

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja
29 Qershor, 2025

Do të udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 65-vjeçarja në Kakavijë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com