Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO, diskutime mbi kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina

2021/06/15 at 8:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
NATO, diskutime mbi kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina

Presidenti amerikan Joe Biden takohet të martën me aleatët e Bashkimit Evropian pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë me udhëheqësit e NATO-s dhe përpara një takimi të shumëpritur me Presidentin rus Vladimir Putin. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Patsy Widakuswara njofton nga Brukseli.


Pas takimit të Grupit të Shtatëshes (G-7) në Britani, një tjetër të takim për të forcuar marrëdhëniet transatlantike, ai i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel. Tridhjetë vendet anëtare ripohuan mbështetjen ndaj aleancës ushtarake që lidh Evropën dhe Amerikën e Veriut.

“Sidomos në një kohë kur regjimet autoritare si Rusia dhe Kina sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla“, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan Joe Biden po shfrytëzon takimin e së hënës me aleatët e NATO-s si dhe atë me udhëheqësit e BE-së të martën, për të siguruar mbështetje për t’u përballur me Pekinin dhe Moskën, përpara takimit të tij të mërkurën me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Rusia dhe Kina po kërkojnë të prishin solidaritetin tonë transatlantik. Ne po shohim një rritje të sulmeve kibernetike me qëllime keqdashëse. Por aleanca jonë i ka themelet e forta”, tha Presidenti Joe Biden.

Ndërsa aleatët pajtohen se duhet të qëndrojnë të vendosur kundër veprimeve të Moskës, sikurse sulmet kibernetike, ndërhyrjet në zgjedhje dhe ambiciet ekspansioniste të saj, ka më pak konsensus lidhur me qasjen ndaj Kinës.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se marrëdhëniet me Kinën shkojnë përtej qëllimeve të NATO-s, një aleancë ushtarake.

“Ka të bëjë me ekonominë, është çështje strategjike, ka vlerë, lidhet me teknologjinë dhe në asnjë mënyrë nuk ka qëllim shmangien nga NATO-ja, e cila tashmë përballet me shumë sfida“, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Megjithatë udhëheqësit evropianë përshëndeten njëzëri angazhimin e Presidentit amerikan Joe Biden për multilateralizmin, pas katër vitesh zbatimit të doktrinës “Amerika e para” nën ish-Presidentin Donald Trump. Ky i fundit e ka quajtur NATO-n të vjetëruar dhe është ankuar se Shtetet e Bashkuara po paguanin shumë për aleancën.

“Ne arritëm të hapnim një kapitull të ri me Presidentin e amerikan Joe Biden, i cili e bëri shumë të qartë që nga fillimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një angazhim të qartë ndaj NATO-s“, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Aleanca miratoi një mekanizëm konsultimi për t’u përballur me konkurrencën globale në rritje dhe kërcënimet më të paparashikueshme, përfshirë pandemitë dhe ndryshimet klimatike, të quajtur “NATO 2030”.

“Në tryezë ka ende çështje për debat. Dhe ky takim i nivelit të lartë ishte pika e nisjes së një procesi reflektimi që do t’i çojë në aleatët të bien dakord për rinovimin e konceptit të tyre strategjik, i cili është në thelb udhërrëfyesi drejt asaj që ata duan të bëjnë së bashku“, thotë Alice Billon-Galland, e institutit “Chatham House”.

Udhëheqësit diskutuan rreth tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, planifikuar të ndodhë deri më 11 shtator të këtij viti.

Presidenti Biden u takua gjithashtu me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Marrëdhëniet e ShBA-së me Turqinë janë të tensionuara, veçanërisht pas blerjes nga ana e Ankarasë të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, mbështetjes për Azerbajxhanin në luftën e Nagorno-Karabakut me Armeninë dhe ofensivës ushtarake në Siri në vitin 2020.

Takimi i të martës me udhëheqësit e BE-së, i paraprin takimit në Gjenevë më 16 qershor mes Presidentit Biden dhe atij rus Vladimir Putin.

“Ai është, sikurse thuhej kur luanim me top, një kundërshtar i denjë“, tha Presidenti Joe Biden./ VOA

Etiketa: kinanatorusia


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

“Më ofendoi me fjalor banal”, mësuesja dhunon nënën e fëmijës me autizëm

“Më ofendoi me fjalor banal”, mësuesja dhunon nënën e fëmijës me autizëm

VIDEO/ Zjarr në Shëngjin, era e fortë përhap flakët me shpejtësi

VIDEO/ Zjarr në Shëngjin, era e fortë përhap flakët me shpejtësi
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com