Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e stabilitetit, ministrja gjermane: Do dërgojmë trupa shtesë në Kosovë 

2023/11/29 at 11:08 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e stabilitetit, ministrja gjermane: Do dërgojmë trupa shtesë në Kosovë 

Sekretari i NATO-s tha se Aleanca do të sigurojë stabilitetin e Ballkanit. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, bëri të ditur se Gjermania do të dërgojë në Kosovë edhe 150 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it. 


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, sipas tij, aleanca do të bëjë gjithçka në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon. Këtë deklaratë, shefi i NATO-os e bëri në Bruksel, para takimit të ministrave të jashtëm të 31 shteteve anëtare të NATO-s, ku do të diskutojnë ndër tjerash edhe lidhur me situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit. 

“Ajo që shohim atje është se tensionet po rriten. Po shoh rritje të tensioneve dhe retorikë nxitëse në Bosnjë-Hercegovinë. Kemi parë incidente të rënda dhune në Kosovë duke përfshirë sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Janë lënduar 93 ushtarë të NATO-s, nga të cilët disa shumë rëndë. Gjithashtu kishim sulmin në Banjskë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se “NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar stabilitetin në rajon”. “Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, tha Stoltenberg. 

Gjermania dërgon trupa shtesë 

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, diskutimet në nivel të ministrave të NATO-s rreth situatës në rajonin e Ballkanit, i cilësoi si tejet të rëndësishme. Ajo tha se “perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE është e rëndësishme, sepse ky paraqet sigurim jetësor”. Lidhur me situatën në Ballkan, Baerbock përmendi se aktorët e jashtëm po tentojnë vazhdimisht të destabilizojnë rajonin dhe nganjëherë sipas saj, “paqja shpesh varet në fije të perit”. 

“Kjo vlen, jo vetëm për situatën në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. NATO-ja, por edhe Bashkimi Evropian, janë një nga garantuesit për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Baerbock, duke paralajmëruar se Gjermania do të dërgojë gjatë vitit të ardhshëm 150 ushtarë shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it. 

Shefi i politikës së jashtme dhe të sigurisë i BE-së JosepBorrel, tha se situata, stabiliteti, përparimi dhe harmonizimi i politikës së jashtme të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian është me rëndësi thelbësore. 

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fuqishëm me KFOR-in dhe po përballen me kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë qëndrueshmëri dhe të ofrojmë siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha Borrell, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të “rrisin vullnetin për marrëveshje për të hapur rrugën e tyre evropiane”. 

Diskutohet mundësia e shtimit të numrit të ushtarëve 

Sidoqoftë, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg, tha se në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-os, do të diskutohet qartë mundësia e shtimit të përhershëm të numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë. Këtë Stoltenberg e tha edhe para një jave gjatë vizitave në rajon. Ndërsa ky shtim i përhershëm i trupave vie pas dhunës së terroristëve serbë në veri të Kosovës me 24 shtator, ku nga një grup serbësh të armatosur u vra një polic i Kosovës dhe më pas tre sulmues. 

Agjencia e lajmeve Associated Press, shkruan se dhuna mes Kosovës dhe Serbisë ka shpërthyer dy herë në muajt e fundit dhe vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë. NATO pas dhunës në veri të Kosovës dërgoi rreth një mijë trupa shtesë duke e ngritur numrin e trupave të saj në Kosovë në 4.500./DW 



Ju sugjerojmë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbulohen detaje të reja

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbulohen detaje të reja

Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit

Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit

Era rrëzon pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë

Era rrëzon pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë
















TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com