Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshendetur punimet e Asamblesë së NATO-s. Duke falenderuar posacërisht kreun e delegacionit shqiptar, Pandeli Majkon, Rama ka thënë se më këtë mbledhje ai realizoi një ëndërr të vjetër. Por sipas Ramës, ëndrra e radhës e Pandit është ngritja e një baze të NATO-s në vendin tonë.
Pjesë nga fjala e Ramës
“Që kur Europa u nda në Lindje dhe Perëndim, e deri në 2009 kur Shqipëria u bë anëtare në NATO, shqiptarët jetuan ose më mirë të themi mbijetuan në një kufi shumë serioz të botës. Për disa shekuj kufiri ishte bizantim, shumë të tjerë otoman dhe së fundi komunist. Uroj që kjo asamble në Tiranë të jetë sukses dhe falenderoj në mënyrë të posacme kryetarin e delegacionit shqiptar në asamble, Pandeli Majkon, që me ardhjen tuaj këtu ka reaziluar një endërr shumë të vjetër për të cilën jam dëshmitar, tani i mbetet që të realizoj dhe një ëndërr tjetër, një bazë të NATO në Shqipëri”, tha Rama.