Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nations League, Duka: Fati s’ishte në anën tonë, kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave

2024/11/28 at 7:19 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nations League, Duka: Fati s’ishte në anën tonë, kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka folur për median italiane “SportItalia”, duke komentuar performancën e Kombëtares në grupin B1 të UEFA Nations League.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se grupi ishte i balancuar dhe i luftuar deri në sekondën e fundit, por Shqipëria nuk arriti atë që donte nga ky kompeticion.

Presidenti Duka foli edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali; Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Cristian Shpendi, Medon Berisha, dhe evidentoi disa nga talentet e së ardhmes që luajnë në ekipet Kombëtare të moshave.

Performanca e Kombëtares në UEFA Nations League? – Nuk mund të them se arritëm atë që donim. Në fakt, ishte një grup vërtet i balancuar, shumë i luftuar dhe si në asnjë grup tjetër, të katër skuadrat ishin në garë deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit për vendin e parë apo të fundit. Ukraina ashtu siç u dënua të eliminohej me pikë edhe pse kishte 4 pikë të barabarta me vendin e parë të grupit në finalet e Euro 2024, u shpërblye këtë herë në Nations League me një pikë më shumë në Tiranë. Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Nations League. Duhet theksuar gjithashtu se kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar në çdo ndeshje.

Cristian Shpendi? – Cristian ka luajtur me ekipin Kombëtar U-21, ka qenë protagonist në një ndeshje të fituar me përmbysje kundër Rumanisë në kualifikuese, por tani është rritur akoma më shumë. Është në vëmendje të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, por në ndeshjet e tetorit ishte i dëmtuar. Unë gëzohem shumë kur Cristian bën gola, por kur ato i bën për Kombëtaren shqiptare lumturohem.

Berat Gjimshiti? – Nuk ka dyshim se trajneri i Atalantës, Gasperini, ka ndihmuar shumë në rritjen e kapitenit Gjimshiti. Do të shkoja aq larg sa të thosha se rasti i tij është për rekord nëse shikoni rritjen sportive që ai ka pasur. Kur mendoj për nivelin e tij 5 apo 6 sezone më parë, mund të them se është përmirësuar shumë dhe se ka fituar shumë pjekuri. E kundërta është si djalë (qesh), gjithmonë ka qenë i njëjtë: njeri i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur edhe për Atalantën. Ata po bëjnë një sezon të shkëlqyer në kampionat dhe në Europë, me Gjimshitin që është një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së Bergamos.

Çfarë i rekomandoni Kristjan Asllanit? – Kristjan është një futbollist i madh e një djalë inteligjent. Megjithëse vetëm 22 vjeç, me të mund të bisedosh si me një të rritur. Është një djalë super i edukuar. Nëse para një viti kam menduar se ai duhet të kërkojë një klub tjetër për të marrë më shumë minuta, tani mendoj ndryshe. Ai duhet të vazhdojë te Interi, është momenti i tij. Është pjekur mjaftueshëm për të qenë titullar aty. Jam i sigurt që trajneri Inzaghi do t’ia japë këtë shans.

Futbollistët shqiptarë që do të rriten më shumë në vitet e ardhshme? – Kemi disa të rinj që premtojnë shumë në ekipet e moshave dhe jam shumë i bindur që do t’i shohim në nivele të larta. Tek ekipi Kombëtar U-17 mund të përmend portierin e Juventusit, Rafaele Huli, sulmuesin Gabriele Kulla të Sassuolos apo edhe sulmuesin tjetër të Juventusit, Arman Durmishi apo Sheji. Tek ekipi Kombëtar U-19 premtojnë shumë portieri i talentuar i Interit, Alain Taho, sulmuesit Flavio Sulejmani i Lazios, Ergis Arifi i Teutës dhe Xheto Joi Nuredini i Genoas. Ndërsa, tek ekipi Kombëtar U-21 ata që kanë spikatur janë mesfushorët Adrion Pajaziti e Feta Fetai, të cilët tashmë janë bërë pjesë edhe e Kombëtares A, dy vëllezërit Cristian dhe Stiven Shpendi, apo edhe portieri Simon Simoni dhe mesfushori Medon Berisha. /FSHF

Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen

Gjermani, arrestohet një i ri nën dyshimet për sulm me bombë

Berisha: Në Ditën e Pavarësisë, Shqipëria ndodhet nën diktaturë

Berisha: Në Ditën e Pavarësisë, Shqipëria ndodhet nën diktaturë

Baçi: Lirimi i Berishës, oksigjen për frymën e opozitarizmit

Baçi: Lirimi i Berishës, oksigjen për frymën e opozitarizmit

TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com