Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nata e ndërrimit të viteve, Veliaj:Na pret spektakël fishekzjarrësh, hapim një faqe të re

2022/12/31 at 2:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PS fitoi Rrogozhinën,Veliaj:E çmojmë besimin tuaj,ka pafundësi punësh për të bërë

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nata e ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit në sheshin “Skënderbej” për koncertin e madh. Veliaj siguroi qytetarët për një spektakël fishekzjarrësh dhe i ftoi ata që t’i bashkohen festimeve.


“Këtë vit Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duke filluar nga nesër do të jetë Qyteti Europian i Sportit, kështu që mënyra më sportive është të jemi në shesh. Ne do të fillojmë festimet që në orën 22:30 në mbrëmje me një grup këngëtarësh fantastikë dhe në mesnatë do të kemi spektakël fishekzjarresh të jashtëzakonshëm, të dedikuar sidomos për çunat dhe gocat e vegjël të Tiranës. Kemi përgatitur një show, një shfaqje me fishekzjarre 10 deri në 15 minuta dhe besoj do të jetë e paharrueshme””, tha ai.

Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për t’ju gjendur pranë qytetarëve me paketën e madhe të ndihmës. Ai theksoi se festa e sotme do të hapë një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit.

“Eshte një mënyrë për të lënë pas gjithë ato andrralla dhe gjithë ato vështirësi që kemi kaluar në këto kohë të vështira edhe me inflacionin që erdhi nga lufta, edhe me tërmetin, edhe me pandeminë. Tani është koha për të parë përpara dhe jo mbrapa. Ndaj, dhe më vjen mirë që dhe paketa e qeverisë për ata që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, për zjarrfikësit, për infermierët, për doktorët, për ushtarakët, për policët është në kohën e duhur. Besoj se po të jemi bashkë, siç jemi në familje, si një qytet që sheh përpara, që punon, që është i fokusuar tek e ardhmja, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë në dorën tonë. Unë besoj fort se festa e sotme do të mbyllë një kapitull dhe hap një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit tonë”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës për natën e ndërrimit të viteve. Ai falënderoi dhe të gjithë ata që ato orë do të jenë në shërbim të komunitetit.

“Dua që në fund të këtij viti të falenderoj me gjithë zemër ata që do të jenë duke shërbyer. Sapo përfundova një takim me drejtorin e policisë edhe të Bashkisë, edhe të Policisë së Shtetit. Kemi marrë masat dhe do të kemi qindra trupa në terren që të shkojë çdo gjë fjollë. Për sot do të ketë një tolerim, sot dhe nesër për lokalet mund të vazhdojnë edhe mbas mesnate. Besoj që në ditë festash ka mirëkuptim edhe ka gjithmonë dëshirë që gjërat të shkojnë sa më fjollë. Kështu që porosia për të gjithë është kënaquni, por sigurisht me masë alkooli, sidomos për ata që janë me timon. Një falenderim të veçantë zjarrfiksëve që do të jenë në dispozicion gjithë natën, mjekëve dhe infermierëve dhe sigurisht urimet e para do të vijnë nesër në mëngjes me të parëlindurit e qytetit tonë për një vit sa më të mbarë”, nënvizoi Veliaj.



Ju sugjerojmë

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Bota

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

5 Janar, 2026 11:27 am
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
Bota

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

5 Janar, 2026 9:34 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Pas Venezuelës, Trump “shënjestron” Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

5 Janar, 2026 9:31 am
Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor
Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

5 Janar, 2026 9:28 am
Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
Bota

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

4 Janar, 2026 9:34 pm
Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Aktualitet

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

4 Janar, 2026 8:30 pm
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

4 Janar, 2026 7:02 pm
Para
1 miliard euro deri në 2030, shifrat rekord që përfiton CR7 në Arabinë Saudite

1 miliard euro deri në 2030, shifrat rekord që përfiton CR7 në Arabinë Saudite

Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike

Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike

Zjarri i mori jetën një 17-vjeçari shqiptar, dëshmitarët:Dëgjuam ulërima, s’ndërhynim dot

Zjarri i mori jetën një 17-vjeçari shqiptar, dëshmitarët:Dëgjuam ulërima, s'ndërhynim dot
















TE FUNDIT

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
5 Janar, 2026

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të...

Lexo më shumë

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
5 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ndryshe nga rasti i Nicolas Maduros, Edi Ramën do ta rrëzojë populli...

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
5 Janar, 2026

Një aksident me vdekje është shënuar sot në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh. Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në spital...

Lexo më shumë

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
5 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro i është përgjigjur Donald Trump, pas paralajmërimeve dhe akuza se po prodhon kokainë dhe e shet në SHBA....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com