Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nata e ndërrimit të viteve, Veliaj zbulon aktivitetet që do të mbahen në shesh

2022/12/27 at 8:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Gati të nisim punën për Terminalin Perëndimor të autobusëve, do zgjidhë trafikun

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar aktivitetet e përgatitura nga Bashkia e Tiranës për festat e fundvitit. Veliaj deklaroi nata e ndërrimit të viteve do të jetë një spektakël fishekzjarrësh, i koordinuar edhe me muzikë të mirë.

Ai tha në një intervistë në Tv Klan se pas Fifit, Eugent Bushpepës si dhe Venerës dhe Lindit, mbrëmja e 31 Dhjetorit do të sjellë në sheshin “Skënderbej” një grup të madh artistësh shumë të dashur për publikun.

“Ne filluam një sprint koncertesh. Kishim koncertin e Krishtlindjeve që patën në vigjilje të Krishtlindjeve, kemi pasur Gent Bushpepën, kemi pasur Fifin, Lindin dhe Venerën. Çdo natë do të kemi grupe artistësh. Derisa të shkojnë në natën finale ku do të kemi prapë një grup të madh artistësh. Besoj se surpriza për fëmijët siç ishin zbukurimet këtë vit me planete dhe me gjithësinë, do të jenë fishekzjarret. Kemi spektakël fishekzjarrësh të koordinuara me muzikë. Përtej gjithë vështirësive, ashtu si në shtëpi edhe kur kemi një situatë të vështirë, fëmijëve mundohemi të mos u biem në sy që po kalojmë një sfidë Për fëmijët duhet të rezervojmë një fundviti me shkëlqim dhe xixa. Sidomos për të dhënë një mesazh që i kemi kaluar vështirësitë bashkë dhe mot do të jetë më mirë. Thoshin gjyshet tona mendo mirë të bëhet mirë”, deklaroi Veliaj.

Ai u ndal te disa nga aktivitett që do të mbahen në kryeqytet vitin e ardhshëm që kur Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”. Veliaj tha janë një mijë aktivitete që do janë parashikuar përgjatë gjithë vitit, duke përmendur kampionatin europian të gjithë universiteteve të Europës dhe kampionatin botëror të peshngritjes.

“Sërish aktivitetet sportive prodhojnë shumë ekonomi. Ndonjëherë e kam gjetur veten në një aktivitet sportive të tipit Kampionati Europian i Taekëondo-s nën 16. Dhe ti thua janë disa fëmijë që po bëjnë këto artet marciale. Dhe ti zbulon që janë 1600 fëmijë nga gjithë Europa, nga Islanda deri në Turqi. Kanë ardhur me prindërit dhe kanë zënë 2500 dhoma hoteli në Tiranë. Shumë gjëra që janë në dukje modeste prodhojnë ekonomi të jashtëzakonshme për qytetin. Janë 1 mijë aktivitete që kemi përgatitur. Do të kemi kampionatin europian të gjithë universitetet të Europës. Në të gjithë disiplinat. Një lloj mini olimpiade për universitetet. Do kemi kampionatin botëror të peshngritjes. Do të kemi disa evente të rëndësishme. Interesi kryesor nuk është as te imazhi i qytetit, që e kemi arritur tashmë, as te ekonomia. Ambicia kryesore është sporti në komunitet.

Rezultati ideal do të jetë një Tiranë që merret me sport. Sporti që na mëson karakter që në jetë ka dhe humbje, ka edhe fitore. Nëse qyteti ynë është fizikisht më i shëndetshëm do të jemi një qytet më i mirë vitin tjetër sesa jemi në fund të këtij viti”, deklaroi ai.

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Kurti takon krerët e KFOR dhe EULEX: Jo më barrikada në rrugë

Zvicra: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse

“Zgjidhni kush nga ju do vdesë”, historia e Altin Dardhës me 2 vëllezërit

Dervishaj: Drejtorë policie kanë mbrojtur Martinajn, por ai është eleminuar

Deti/ Xhaçka krah Dendias: Kompromis për ta referuar çështjen në Gjykatën ndërkombëtare

Situata në veri të Kosovës, Xhaçka: Barrikadat janë ngritur nga një grup kriminelësh

TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com