Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nasho Jorgaqi në dosjen e Sigurimit të Shtetit për Bilal Xhaferrin

2016/10/15 at 5:43 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Nasho Jorgaqi në dosjen e Sigurimit të Shtetit për Bilal Xhaferrin

Pill 1973/ Qani Tartale: Si komunist e punëtor operativ dëshmoj ç’më thanë shokët e lidhjes për poetin armik të popullit dhe si e mbështetën atë Dashnor Mamaqi, Todi Lubonja e Fadil Paçrami.


Dje më 14 tetor, u mbushën 30 vjet, nga dita kur u shua shkrimtari i talentuar çam, Bilal Xhaferri. I përndjekur nga komunistët Bilal Xhaferri u arratis nga Shqipëria në vitin 1969. Ai u vendos në SHBA, ku dhe ndërroi jetë më 14 tetor të vitit 1986. Ishte bir i krahinës së Çamërisë, lindur në Ninat të Konispolit në vitin 1935. Mbeti jetim në moshën 7-vjeçare, pasi e ëma vdiq nga një sëmundje, ndërsa dy vite më pas, në moshën 9-vjeçare, babai i tij Xhaferr Hoxha, u pushkatua nga regjimi komunist si pjestar i forcave antikomuniste në vitet e para të regjimit diktatorial.

Fëmijëria dhe rinia e Bilal Xhaferrit do të kalonte përmes vështirësish të mëdha që regjimi komunist kishte rezervuar për birin e “armikut të popullit”. Megjithëse ishte poet, shkrimtar e publicist shumë i talentuar, hapësirat për Bilal Xhaferrin në komunizëm ishin të pamunudura. Sigurimi i Shtetit e ndiqte në çdo moment të jetës së tij. 27.al publikon sot një letër të punëtorit operativ të Sigurimit të Shtetit, Qani Tartale, i ngarkuar të ndiqte në çdo moment Bilal Xhaferrin.

Të dhëna shumë interesante vijnë nga ky dokument i marrë në Arkivën e Shtetit sa i përket rolit që shkrimtarët e regjimit komunist kanë pasur në përndjekjen e Bilal Xhaferrit. Pasi kishte spikatur me talentin e tij, Bilal Xhaferri po mbështetej nga zyrtarët e lartë Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami. Pikërisht në këtë moment, sekretari i organizatës së partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve, Ismail Uruçi, kishte vënë në lëvizje informatorët e Sigurimit të Shtetit për të “çjerrë” maskën e “armikut të popullit”, Bilal Xhaferri, biri i “kriminelit të luftës”, i vrarë nga regjimi komunist. Sak në këtë fazë hyn në lojë edhe roli i shkrimtarëve të tjerë.

Njëri prej shkrimtarëve të realizmit socialist që ka ndihmuar me dashje apo pa dashje në persekutimin e Bilal Xhaferrit është Nasho Jorgaqi. Në këtë dokument të marrë nga Arkiva e Shtetit që lidhet me dosjen e Bilal Xhaferrit, është edhe emri i Nasho Jorgaqit. Sipas dokumentit rezulton se Jorgaqi ka informuar punëtorin e Sigurimit të Shtetit, Qani Tartale rreth Bilal Xhaferrit dhe të gjithë atyre që e kishin mbështetur, ku përfshihet edhe Dashnor Mamaqi. Më poshtë botohet e plotë letra e punëtorit operativ të Sigurimit të Shtetit, Qani Tartale si dhe faksimilja e dokumentit origjinal marrë nga Arkiva e Shtetit.

Letra

Në vjeshtën e vitit 1967 ose në pranverën e vitit 1968, (koha nuk më kujtohet), më ka takuar shoku Ibrahim Uruçi, në atë kohë sekretar i organizatës bazë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Ai më pyeti nëse e njihja Bilal Xhaferrin dhe i thashë se nuk e njihja dhe e pyeta përse e donte. Ai më tha se: ky ka babanë të pushkatuar, por Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja kërkojnë ta fusin anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Por çfarë do nga ne, përderisa e di se ai e ka babanë të pushkatuar?! Ibrahimi m’u lut ta verifikoja për ekzaktësi se : “do t’iua plas atyre”, më tha.

E pyeta Ibrahimin se nga është Bilali e ku punonte, më tha se është çam, punon në një kantier të ndërtimit në Ibë të Tiranës si punëtor. Pyeta në ministri shokun Rexho Hyseni e ndonjë shok tjetër që s’më kujtohet e doli që nuk e njihnin. Edhe në Ibë nuk rezultonte të ishte punëtor.

Pas ca ditësh më takoi përsëri Ibrahimi dhe më pyeti: ç’më bëre për atë porosinë?! Sepse është e padrejtë e nuk durohet të fusim në Lidhje një njeri të tillë. Unë i kërkova mos dinte ndonjë hollësi mbi Bilalin se shokët nuk e njihnin dhe se në Ibë nuk ndodhej, por ai më tepër nuk më dha informacione.

Nga verifikimi që bëmë rezultoi se Bilal Xhaferri banonte në Shijak dhe jo vetëm që çështja e babait vërtetohej se ishte pushkatuar, por Dega e Durrësit dispononte material për qëndrimet e tij të dyshimta.

Ibrahimit i thashë që Bilali e ka babanë të pushkatuar dhe se Bilali nuk është njeri i mirë.

Në prill të vitit 1968 Bilal Xhaferri bëri fjalimin armiqësor në klubin e shkrimtarëve në lidhje me romanin”Dasma” të Ismail Kadaresë, ku u demaskua nga Fadil Paçrami. Në atë kohë ndodhesha në spital, por menjëherë sapo fillova punë u ngarkova të merrem me problemin e Bilal Xhaferrit bashkë me drejtorinë e Tiranës, Durrësit, Krujës e Mirditës, ku kishte lidhjet e tij.

Gjatë punës për ndjekjen dhe verifikimin e tij, doli se Bilal Xhaferri, lindur në Ninat të Konispolit në 1935, banonte në Shijak të rrethit të Durrësit, me punë punëtor në fermën e Sukthit. Babai i tij është pushkatuar pas çlirimit si kriminel lufte. Bilali s’i ka dy klasë të shkollës së mesme, ka punuar si teknik punëtor e gjatë kësaj kohe ishte marrë edhe me letërsi. Megjithëse dihej që kish babanë të pushkatuar si armik, i janë botuar artikujt në gazeta e revista, si dhe vëllime me vjersha e tregime nga ndërmarrja e botimeve, duke e popullarizuar padrejtësisht si “talent letrar”, sidomos për një roman mbi Skënderbeun që kishte dhënë për botim, por që nuk arriti të botohej. Për popullarizimin e një novele të tij u shpërndanë fletvolante në stadium.

Gjithashtu del se para demaskimit, Bilal Xhaferri përkrahej edhe nga Ballkiz Halili, kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re”, të cilën Bilali e kishte kushërirë dhe frekuentonte shtëpinë e saj.

Përvec kësaj Nasho Jorgaqi, më ka thënë në një bisedë se Lidhja e Shkrimtarëve kishte dërguar shokë në Durrës që të kujdeseshin për trajtimin e tij, për shtëpi e punë në qytetin e Durrësit. Sipas porosisë së tyre, Bilali kish shkuar në komitetin e partisë në Durrës, ku e kishte pritur Naim Misiri dhe i kish thënë të shkonte në Komitetin Ekzekutiv të rrethit mbasi ishte biseduar me ta dhe do t’ia zgjidhnin çështjen e strehimit dhe punësimit.

nashoKëto Nashua i kish mësuar nga vetë Bilali, pasi e kishte takuar në Durrës në tren. I pyetur nga Nashua nëse shkoi në Komitetin Ekzekutiv, Bilali i kish thënë: “Nuk shkova, kush bredh nëpër zyra, edhe më thirrën vetë edhe më përcollën për tek Komiteti Ekzekutiv”. Gjithashtu shoku Nasho Jorgaqi më ka thënë që në një mbledhjen me letrarët e Durrësit, shoku Dashnor Mamaqi iu kish thënë: “sa vlen ky Bilali nuk vleni ju të gjithë. Nashos nuk e di kush ia kish thënë, sepse në atë kohë Nasho, në përgjigje të thirrjes së partisë, ishte në flotën ushtarake në Durrës.

Nga veprimet operative që u kryen, u vërtetua se Bilal Xhaferri ishte një armik i betuar. Në ngarkim të tij kishte mjaft të dhëna të dyshimta në lidhje me një ambjent armiqësor që kish ekzistuar që në vitin 1963-64 në Mirditë me vajzën e Izet Osmanit e disa elementë armiq në Laç e në Fushë-krujë.

Veprimtaria armiqësore e mëvonshme e tregoi kjartë figurën e tij prej armiku.

Arratisja e tij më 31 gusht 1969 për dobësitë e organeve tona, të cilat janë analizuar, i shmangu mundësitë për të nxjerrë rrënjët e veprimtarisë së tij armiqësore, si dhe ata që padrejtësisht e kanë përkrahur.

Bilal Xhaferri nga Greqia shkoi në SHBA, ku gjeti menjëherë përkrahjen e emigracionit reaksionar dhe është aktivizuar në veprimtari armiqësore duke shkruar disa artikuj kundër vendit tonë. Bile për disa kohë u vu edhe në krye të redaksisë së gazetës reaksionare “Dielli”, por më vonë e hoqën.

Mbi sa ngrita në këto shënime operative, në atë kohë i kemi diskutuar me përgjegjësit imediatë, por duke pasë parasysh se këto janë kuadro me përgjegjësi, nuk jemi marrë me verifikime të tilla. Nga ana tjetër Ibrahim Uruçi që ngulte këmbë si kuadër si sekretar partie, si shok i kemi thënë t’ia thoshte partisë (as nuk e kemi pyetur se ç’ka bërë më tej).

Nënë dritën e fjalimit të shokur Enver, e ndjej për detyrë të informoj për sa më sipër, si komunist e punëtor operativ, që partia ta verifikojë.

Qani Tartale

Tiranë 02/IV/ 1973

kadarebilal-xhaferri3nasho-spiuni



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Foto/ Anxhelina pa pikë makeup-i, “ashtu siç e ka bërë nëna”

Foto/ Anxhelina pa pikë makeup-i, “ashtu siç e ka bërë nëna”

Makina bie në lumë, nuk dihet fati i pasagjerëve

Makina bie në lumë, nuk dihet fati i pasagjerëve

Notat e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit/ Balaj vlerësohet më shumë

Ja sa do kushtojë bileta në sfidën kualifikuese Shqipëri-Izrael
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com