Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NASA: Të hënën, një lajmërim befasues

2016/09/25 at 3:10 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTOT/ NASA paralajmëron lajmin e madh

NASA do të mbajë një konferencë shtypi të hënën e ardhshme, për të paraqitur gjetjet e reja për një “aktivitet befasues në satelitin Europa” – më saktë, prova të një oqeani mbi sipërfaqe në hënën e ngrirë.


Nëse kjo nuk do të thotë asgjë ndoshta për ju, Europa është një prej hënave të shumta të Jupiterit, dhe konsiderohet një prej kandidatëve më të mirë për jetë aliene në sistemin tonë diellor, kështu që lajmi është goxha ngazëllyes për të dhënët pas shkencës.

Por alienët nuk do të jenë fokusi i lajmërimit të NASA-s.

Ajo që NASA po na thotë deri tani është e turbullt, por ajo thotë se zbulimet janë bërë prej Teleskopit Hapësinor Hubble me pamjet që ai ka nxjerrë nga Europa, dhe kanë të bëjnë me “aktivitet që mund të jetë i lidhur me praninë e një oqeani mbi sipërfaqe”.

Eshtë një lajm shumë interesant, për shkak se shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se ky satelit ka oqeane të mëdhenj me kripë nën koren e tij, por pa dërguar një robot, nuk kemi qenë në gjendje që ta konfirmojmë.

Më herët këtë vit, shkencëtarët e NASA-s përllogaritën se ekuilibri kimik i oqeaneve nën sipërfaqen e Europas – nëse ekzistonin – do të ishte shumë i ngjashëm me ata këtu në Tokë, duke sugjeruar kështu që mund të ketë aty mjaftueshëm hidrogjen e oksigjen, për zhvillimin e formave të jetës.

Po pse shkencëtarët janë kaq të bindur se ka një oqean të lëngët nën sipërfaqen e ngrirë të një sateliti pothuaj 500 milje larg nga Dielli?

Së pari është butësia e pazakon të e sipërfaqes së Europas, si dhe shtëllungat e avujve të ujit që janë parë në sipërfaqen e saj. Dhe vitin e kaluar, shkencëtarët deklaruan se kripa e detit dukej se kishte veshur një pjesë të sipërfaqes.

Zakonisht, shumica e lëngjeve aq larg prej diellit do të ishin të ngrirë, por studiuesit besojnë se Jupiteri ka një tërheqje kaq të fortë ndaj Europas, saqë krijon energjinë e mjaftueshme për të mbajtur ujin në gjendje të lëngët.

Ka gjithashtu shenja se ky aktivitet po shkakton veprimtari gjeologjike të ngjashme me pllakat tektonike në Tokë, që mund të shpjerë në krijimin e rrymave hidrotermike që formojnë jetë – gjithashtu është edhe prova e parë e aktivitetit të pllakave tektonike në një tjetër trup qiellor./www.bota.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Para
Historia “dramatike” e të birit të Pablo Escobar

Historia e Pablo Escobar: S'jam njeri i pasur, jam njeri i varfër që ka para

Fortesa ku do jetojë Jolie me fëmijët pas divorcit

Fortesa ku do jetojë Jolie me fëmijët pas divorcit

Vjedhja e bankës në ish-Bllok/ Ja çfarë filmuan kamerat e rrugës gjatë natës së grabitjes

Grabitja në Bllok/ Banka nuk provon dot se paratë e grabitura janë të saj
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com