Deputeti Nard Ndoka dhe këngëtarja Greta Koçi, janë shpallur fituesit e natës së parë të “Dance with Me 3”. “Ky nuk është çmim vetëm i joni por i të gjithë kastit”, ka thënë këngëtarja pasi u shpallën fituesit e mbrëmjes. Ata kishin si konkurrentë çiftin Besmir Bitraku dhe Arnita Beqiraj. Mesa duket Greta dhe Nardi e kanë nisur mbarë këtë eksperiencë të re të tyre.