Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Narcotica”, PD: Dokumentari faktoi se Shqipëria po rimbillet me kanabis

2019/08/09 at 2:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Kush janë 9 ish-‘sigurimsat’ që janë emëruar drejtorë në SHISH

Partia Demokrtike ka reaguar përsëri në lidhje me dokumentarin “Narcotica”, të publikuar pak ditë më parë në televizionin italian “Rai 3”.


Në këtë dokumentar flitje se si tregtohej dhe kultivohej droga në vendin tonë. Lidhur më këtë çështje, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, u shpreh nga selia e blu se ky dokumentar faktoi se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes

Alibeaj theksoi në daljen e tij për media se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Dokumentari i televizionit publik italian Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës  nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani.

As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

Me zë dhe figurë drejtuesit e antimafias italiane pohojnë se vendi ynë është kthyer në qëndër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri, bazë e tranzitit të drogës nga Afganistani si dhe vend ku kultivimi i kanabisit është 5-fishuar krahasuar me një vit më parë, me një qarkullim monetar prej 3 miliard euro në vit.

Edi Rama hesht për veprën e tij “Kanabistan 2019”, sepse, me mbështetjen e tij, Shqipëria, veçanërisht Tirana, është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

Dyshja që helmoi shqiptarët me drogë dhe me gaz, që nuk lënë rast pa sulmuar qytetarët e vet, nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë, jo më të veprojnë kundër mafias me të cilën po qeveris mbi miliardat e drogës.

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe kriminelëve të kërkuar në Europë është një akt i rëndë kundër interesit kombëtar.

Për një vend të qeverisur në ortakëri me mafian që trafikon drogën nga Amerika Latine, Afganistani  dhe Kolumbia, Bashkimi Europian nuk ka për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kjo është tradhtia më e madhe kombëtare e Edi Ramës.

Në Tetor nuk ka negociata me Bashkimin Europian, sa kohë kemi një qeveri që është ortake me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqipëria mund të hapë derën e Europës vetëm duke larguar nga drejtimi i vendit organizatën kriminale të Rilindjes dhe kryeministrin, që ka blerë pushtetin me paratë e trafikut të kanabisit, heroinës afgane dhe kokainës kolumbiane.

Shqipëria mund të hapë derën e Bashkimit Europian vetëm duke ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, ata që me krimin dhe paratë e drogës blenë zgjedhjet.

Shqipëria e hap derën e integrimit vetëm me prangat në duart e atyre që e kanë kthyer vendin në bazë të trafikut të drogës nga Amerika Latine e Afganistani drejt Europës./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
SHBA dhe vendet evropiane thirrje Rusisë: Tërhiq forcat nga Gjeorgjia

SHBA dhe vendet evropiane thirrje Rusisë: Tërhiq forcat nga Gjeorgjia

Kriza/ Ditmir Bushati mesazh politikës më fjalët e Isamil Qemalit

Kriza/ Ditmir Bushati mesazh politikës më fjalët e Isamil Qemalit

Pas kthimit në ushtri,Forca e Sigurisë së Kosovës certifikon brezin e parë

Pas kthimit në ushtri,Forca e Sigurisë së Kosovës certifikon brezin e parë
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com