Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Narcizizmi në rrjetet sociale

2017/12/21 at 5:45 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Narcizizmi në rrjetet sociale

Nga Urim TUSKU


Narcizi ishte një personazh në mitologjinë greke, ekzistenca e të cilit mbart kuptimin e një egoizmi të tejskajshëm njerëzor. Ai ishte i dashuruar me veten dhe miti i tij merr forcë pikërisht për këtë veti, që nuk arrinte të donte askënd, veç vetes. Derisa një ditë, pranë një pellgu uji pa shëmbëllimin e vetes së tij dhe desh ta përqafonte, por fundi ishte fatal, u mbyt aty. Një sjellje e ngjashme mund të jetë dukuria që haset rëndom ne kohën e sotme në rrjetet sociale. Përveç se kanë një përdorim të shtuar çdo ditë, rrjetet sociale, si Facebook, Instagram etj., po manifestojnë edhe një shtrembërim të komunikimit. Kjo shihet qartë sidomos te të rinjtë, që janë shumë të dhënë pas imazhit sesa pas një komunikimi të mençur dhe plot vlera. Predispozita është e qartë, që anon dukshëm nga imazhi, saqë edhe kur njerëzit kanë dalë shëtitje në një vend të bukur, vrapojnë të bëjnë selfie dhe t’i hedhin në rrjetet sociale, e më pas të presin “gjithë ankth” se sa “like” do të marrin! Madje, studimet tregojnë se njerëzit më shumë kënaqen kur postojnë një foto sesa nga vendi ku kanë shkuar për të festuar. Numri i like-ve (pëlqimeve), në të pavetëdijshmen e përdorueseve të këtyre rrjeteve duket sikur është edhe certifikimi se sa vlen individi që ka në përdorim rrjetin social, pavarësisht rolit të tij të dobishëm apo jo për shoqërinë.

Kjo mënyrë e të gjykuarit, e ardhur me imponim nga shumica, që në vetvete nuk është shumë e formuar, vlerëson dukjen dhe jo përmbajtjen, po përmbys vlerat me të cilat shoqëria njerëzore ishte mësuar deri më tani. Dikush tjetër, që ndoshta nuk është në nivelin e sipërfaqësores aq sa duhet, arrin të marrë një grusht like-sh të papërfillshme, edhe pse statusi i vendosur prej tij mund të jetë shumë përfitues për të gjithë si një impuls dijeje. Kjo situatë çon drejtpërdrejt në një mpirje të komunikimit dhe njeriu që harton fjalët dekurajohet, që një fenomen ta veshë me fjalë dhe ta vendosë në rrjet.

Janë të shumta rastet, kur statuse fjalësh, që më shumë ngjajnë banale sesa serioze, janë më të pëlqyera nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Është e vërtetë se rrjetet sociale kanë ridimensionuar mënyrën e komunikimit në rang botëror, duke qenë të dobishme nga një mase e madhe njerëzish. Por, është po kaq e vërtetë, që përdorimi i tyre ka sjellë edhe shtrembërim të komunikimit.. Nëse i hedhim një sy hapësirës mbarëshqiptare, do të vëmë re që këtu dukuria e narcizizmit ka ardhur në rritje. Shihet qartë që postimet në këto rrjete janë të mbushura me gabime të dukshme drejtshkrimore, çka lë të kuptosh për mangësi të theksuara kulturore të përdoruesve. Me sa duket, stërmundimi për të hedhur një rresht me fjalë, i bën përdoruesit t’i bien për shkurt, të postojnë një foto. Gjithashtu, edhe ata që i ndjekin, e kanë më të lehtë, që t’i japin një pëlqim fotos sesa të lexojnë diku tjetër një mendim të vlefshëm. Kjo arenë kthehet vetvetiu në një hapësirë kur lartohesh nga pëlqimet dhe kushtëzohesh prej tyre për çdo veprim që kryen. Ndikimi është aq i dukshëm, saqë të krijohet përshtypja se rrjetet sociale janë e vetmja pasqyrë për çdokënd që kërkon një aprovim për pamjen ose bëmat e tij.

Gjithashtu, ajo që vërejmë çdo ditë është se të shkosh diku dhe të mos e “dokumentosh” nëpërmjet selfie-s, është sikur të mos kesh qenë në atë vend. Kjo sjellje, që karakterizohet nga ngarendja pas dukjes dhe nga mosinteresimi për përmbajtjen, po i zbeh dallimet mes njerëzve, se cili është i përgatitur e cili jo, në një fushë të caktuar. Komisioni i vetëm, që vërteton se cili është profesionist në një fushë të caktuar duket sikur ka ngelur në dorë të pëlqimeve dhe jo një vlerësimi tjetër serioz.

Përdorimin e rrjeteve sociale e ndihmon edhe një faktor tjetër, teknologjia. Është kjo e fundit, që nëpërmjet smartphon-ëve (telefonave të mençur), u ka dhënë një ndihmë të madhe rrjeteve sociale. Aq e pandashme është lidhja e tyre me smartphon-in (telefonin e mençur), saqë këtë mund ta quajmë edhe një “skllavëri” moderne për njerëzit. Edhe kur janë të ulur në një tavolinë së bashku, dy ose tre vetë e më shumë, duket që nuk i shpëtojnë ngasjes për t’u marrë me telefonin. Kjo lloj mënyre e të sjellurit po fut në krizë jo vetëm mungesën e interesit për librin, por po ndikon edhe te mënyra se si njerëzit komunikojnë ndërmjet tyre. Mund të shfajësohemi se ky është një problem botëror, por në fakt këtu ndjehet më shumë. Janë një varg faktorësh që e stimulojnë një prirje të tillë tek shqiptarët. Shqetësues është fakti te ndikimi që kanë në shoqëri sjellje të tilla, që duke gjetur shumë të  favorshëm terrenin, për shkak të mungesës së mekanizmave mbrojtës, e ardhmja mund të jetë edhe më inkurajuese për ta. Në këtë drejtim, mund të merret vetëm një masë, duke ndikuar që të nxiten shembujt pozitivë, ata që kanë diçka për të thënë dhe që përbëjnë me të vërtetë model për shoqërinë. Duke krijuar një digë të madhe, që ta ndalë këtë eufori idiote që e ushqen dita-ditës mediokritetin. Shembuj të tillë ka plot, edhe pse janë si ishuj të izoluar në rrjetet sociale. Mjafton që në këtë drejtim të bëhet një punë promovuese, për të treguar vlerën dhe antivlerën; cila është në shërbim të shoqërisë dhe cila e rrënon atë?! Sigurisht, për këtë situatë, janë përgjegjës, në një farë mase, edhe institucionet, të cilat duhet të krijojnë mekanizma mbrojtëse, sepse në të kundërtën do të rikthehemi te njeriu i paleolitit, duke komunikuar me shenja, pa futur në punë logjikën.

Burimi: Revista Shenja

 

Etiketa: narcizizmirrjetet socialetusku


Ju sugjerojmë

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Para
“Votat më dalin e më teprojnë”, Erion Veliaj miraton buxhetin me ndihmën e LSI-së

Kryemadhi i ka shpallur “luftë” Ramës, por Veliajt i jep 4 vota për të miratuar buxhetin

Eurostat: Rreth 30 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2017

Eurostat: Rreth 30 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2017

Foto lajm/ Armina dhe Shkëlzeni shkëmbejnë “përkëdhelje” me humor në Facebook

“Me tigan kokës nëse do ta tradhtonte”, Armina e ka me Shkëlzenin?
















TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com