Sport

Napoli ngec përballë Genk, Dortmundi bën detyrën


               Publikuar në : 20:57 - 02/10/19 |
Al Do

Napoli ka dalë vetëm me një pikë nga transferta në dukje e lehtë me skuadrën belge të Genk e vlefshme për raundin e grupeve të Champions League. Skuadra e Ancelotit që mundi Liverpulin në raundin e parë, barazoi pa gola në ‘Luminus Arena’ të Genk.

Tekniku i Napolit nuk grumbulloi në këtë ndeshje kapitenin e kombëtares kuq e zi, Elseid Hysaj për zgjedhje teknike. Napoli humbi kështu një mundësi të mirë për tu shkëputur e para në grup.

Dortmundi nga ana tjetër arriti të fitojë në fushën e vështirë të Slavias së Pragës. Për verdh-e-zinjtë shënoi dy herë Hakimi. Dortmundi arrin kështu në kuotën e 4 pikëve në grupin e “ferrit” ku është bashkë me Barcelonën dhe Interin të cilat luajnë në mbrëmje. /Opinion.al

Pas