Sport

Napoli ndëshkon Milanin, rrezikon Champions League


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 14/03/21 |
Opi Nion

Milani është mposhtur me rezultatin 0-1 në shtëpi kundër Napolit, duke i dhënë fund shpresave për titull.

Tashmë diferenca me Interin kryesues ka shkuar 9 pikë dhe kuqezinjtë duhet të përqendrohen te objektivi Champions League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi një ish-interist. Kundërsulm i shpejtë i Napolit në minutën e 49-të, asist i polakut Zielinski dhe finalizim i Matteo Politanos. Vendasit reaguan, por Napoli u mbrojt mirë dhe siguroi tre pikë fantastike.

Ante Rebic u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, ndërsa Elseid Hysaj e zhvilloi të plotë ndeshjen për skuadrën mike. Vendi i dytë me 56 pikë për Milanin, teksa Napoli renditet i pesti me 6 pikë dhe një ndeshje më pak.

Pas