Aktualitet

Nano takim me homologun maqedonas:Prioritet lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 09/08/22 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas Sasho Tasevski ditën e sotme.Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Gjatë takimit zyrtar, Nano tha se të dy vendet ndanin të njëjtat aspirate dhe se qëllimi kryesor është lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave, të cilët sipas tij ndikojnë në sigurinë në vend.

Po ashtu, Nano tha se një tjetër prioritet i policisë së shtetit është goditja e tentativave për kultivimin e kanabisit, pasi sipas tij ky aktivitet pasuron grupet kriminale dhe individët, duke u dhënë instrument të fuqishëm korruptiv.

“Bashkëpunimi ynë ka qenë i ngushtë, si për çështje operacionale ashtu edhe për elemente të tjera të luftës së përbashkët kundër krimit, andaj ky takim veçse do ta forcojë më tej atë. Në misionin tonë në krye të policive të të dy shteteve, ne ndajmë të njëjtat aspirata dhe qëllime, si lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve të rënda, terrorizmit dhe pastrimit të parave, që janë indikatorë me shumë rëndësi për sigurinë në vend. Për ne si Policia e Shtetit shqiptar ka qenë dhe mbetet prioritet gjithashtu lufta ndaj trafikimit të lëndëve narkotike. Për këtë qëllim ne kemi përqëndruar dhe forcuar më tej, kapacitetet tona logjistike dhe burimet njerëzore në Portin e Durrësit, që është edhe vendi ku kemi goditur më shumë tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike, të ardhura nga Amerika Latine. Një tjetër prioritet për Policinë e Shtetit është parandalimi dhe goditja e tentativave për kultivim të kanabisit, aktivitet kriminal i cili pasuron grupet kriminale, edhe individët, duke u dhënë atyre një instrument të fuqishëm korruptiv. Gjithashtu, shtrirja e aktiviteteve të ndryshme kriminale në disa shtete apo prania e autorëve në disa shtete, na ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar më tej dhe më ngushtë, për të garantuar rend dhe siguri për qytetarët tanë, përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe pasjes së një shërbimi policor kufitar serioz dhe me integritet, dhe jam i bindur që ne e kemi vullnetin për ta bërë këtë”, u shpreh Nano.

Nga ana tjetër, Sasho Tasevski tha se bashkëpunimi është një element kyç për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të dy shtetet, dhe se ky bashkëpunim do të vijojë më tej në veprime të përbashkëta operacionale.

“Fillimisht dua t’ju falënderoj përzemërsisht për mikpritjen tuaj që nga Pika e Kalimit Kufitar, deri këtu. Vizita ime sot, këtu, tregon qartë marrëdhëniet e shkëlqyera midis 2 policive të shteteve tona dhe vullnetin për të vijuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh në funksion të çështjeve operacionale. Kjo klimë bashkëpunimi është një element kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në te dy shtetet tona dhe gjithashtu na motivon për të punuar së bashku, edhe më tej, për çështje si lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare, të cilat janë prioritetet tona të përbashkëta. Në vijim, bashkëpunimi ynë do të intensifikohet në drejtim të veprimeve të përbashkëta operacionale dhe hetimore, për çështje të tilla ndërkombëtare, si terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Puna dhe bashkëpunimi ynë do të vijojë dhe do të forcohet jo vetëm në drejtim të luftës ndaj fenomeneve kriminale, por edhe për parandalimin e tyre”, tha Tasevski.

Pas