Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nano: Rama ka bërë klikën e tij, korrupsioni në vend i frikshëm

2016/09/26 at 5:19 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Nano: Rama ka bërë klikën e tij, korrupsioni në vend i frikshëm

Analisti Mustafa Nano sqaroi qëndrimin e tij në lidhje me largimin e Edi Ramës si Kryeministër, duke iu përgjigjur në të njëjtën kohë edhe kolegut të tij, Andrea Stefani.


Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Nano shprehet se ka kërkuar largimin e Ramës nga socialistët, pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve, por jo rrotacionin politik. Nano i qëndron deklaratës së tri viteve më parë se Berisha duhej larguar nga pushteti me çdo çmim.

Z.Nano, ka shkaktuar debat thirrja juaj e fundit publike ndaj socialistëve për të larguar Kryeministrin Rama. Ju njiheni si mbështetës i Ramës në opozitë, por edhe gjatë këtyre tri viteve në pushtet nuk jeni shfaqur shumë kritik ndaj tij. Ishte akti i fundit i qeverisë për lejimin e importit të plehrave që ju bëri të ndryshoni mendim, apo është një ide që e keni pjekur më parë?

Zëri im para disa vitesh, më shumë se mbështetës për të, ka qenë kritik për palën tjetër. Por nëse doni të më kualifikoni si mbështetës të Ramës në opozitë, bëjeni! Jemi OK. Nuk prishemi. Qoftë edhe indirekt, ai e ka pasur mbështetjen time. Ndërsa, për sa u takon tri viteve të fundit, jam shfaqur shumë pak në publik. Shkrime pothuaj nuk kam bërë asnjë, por reagimet e mia kritike e denoncuese ndaj qeverisë e ndaj Kryeministrit nuk kanë munguar.

Puna është se i kam shprehur në programin tim “Zululand”, në një televizion online, “Tematv”, që tani ka filluar të bëhet i njohur. Sidoqoftë, nuk kam qenë ndër më kritikët ndaj Ramës e ndaj maxhorancës. Këtë medalje le ta mbajnë të tjerët. Nuk kam qenë aq kritik sa disa të tjerë, ngaqë nuk kam parë arsye të isha. Dy vitet e para të kësaj maxhorance, nuk kanë qenë të këqija. Shenja të keqpërdorimit të pushtetit dukeshin, por marrë në tërësi dy vitet e para kanë qenë të vlerësueshëm.

Ka qenë aq e vërtetë kjo sa kundërshtarët e tij, përfshirë edhe disa gazetarë që kishin paralajmëruar kohë të këqija nën hyqmin e Ramës, zunë të bëhen nervozë, ngaqë nuk po u dilte llafi tamam. Rama i ka lëshuar frenat vetëm vitin e fundit. Nuk di çfarë ka ndodhur konkretisht. Nuk besoj se e ka kondicionuar aleati i tij, Ilir Meta.

LSI-ja është ajo që është, e sikur kjo parti të mos ekzistonte, punët do të kishin shkuar më mirë në këtë vend, por duhet thënë se Ramës LSI-ja nuk i është bërë pengesë. Ramës i kanë dalë nga kontrolli gjërat dhe mendon se çdo gjë zgjidhet duke marrë nën kontroll median, duke u bërë favore disa biznesmenëve, që deri dje ishin me Berishën, duke marrë në mbrojtje ministra e zyrtarë ose idiotë, ose të korruptuar, duke i kopsitur gjërat me Metën e duke garantuar fitoren e zgjedhjeve tok me LSI-në dhe zgjedhjet do t’i fitojë. Kjo është e sigurt, sepse pala tjetër s’ekziston.

Por kjo fitore nuk ka për t’iu dashur as dreqit. As atij. Ai, kjo është frika ime, nuk di se ç’të bëjë me pushtetin. E kërkon atë, do ta ketë të pakufishëm, por nuk dihet se për çfarë e do. Kapardisjet di t’i bëjë, sidoqoftë. Trillet e tij të vanitetit di t’i kurojë mirë. Edhe kur pozon e harxhon orë të tëra me Arrigo Saçhi-in e Carlo Ancelotti-n në Kryeministri! Me siguri, këta të fundit janë duke pyetur veten edhe sot e kësaj dite: Po pse vallë Kryeministri i një vendi duhet të na priste e duhej të rrinte me ne disa orë të mira? E kushedi se ç’përgjigje japin.

Këtë apel tuajin, analisti Andrea Stefani e ka cilësuar si një thirrje për të rikthyer Sali Berishën në pushtet, të cilin edhe ju vetë e cilësoni “bandit delinkuent”. Stefani e kundërshton idenë tuaj për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë, sepse në këtë mënyrë do të pengoheshin reformat shtetformuese e mbi të gjitha zbatimi i Reformës në Drejtësi. Si e vlerësoni këtë reagim të kolegut tuaj, Stefani?

Unë jam i fundit që duhet të më bëhet akuza se dua të risjell në pushtet Berishën. Dhe Andrea është i pari që e di këtë. Përveç kësaj, askush nga ne, as unë, as Andrea, nuk kemi fuqi të sjellim në pushtet Berishën. Këtë fuqi e ka vetëm Rama. Për sa më takon mua, unë nuk jam i gatshëm, megjithatë, që dëshirën time që Berisha të jetë në opozitë, Rama ta përdorë si një smokescreen për të fshehur horrllëqet e veta, apo si licencë për të bërë ç’i do qejfi, pa pyetur fare për askënd e për asgjë. Para tri vitesh e kundërshtoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Madje, ishte gati t’i vinte flakën vendit nëse ai ligj miratohej. Premtoi se do ta shfuqizonte atë ligj. Dhe nën orgazmën e fitores së pushtetit e shfuqizoi shpejt e shpejt. Tani, pas tri vitesh, na e miraton fshehurazi, larg çdo debati, në formë blitzkrieg-u, duke na kapur të gjithëve në befasi. Nuk ka asnjë studim të bërë që do të justifikonte këtë gjë. Ka vetëm një pretendim se industria e riciklimit që ekziston na paska mbetur pa punë. Në gjithë këtë histori, lëri të tjerat, por ky të bën të të duket vetja si budalla. Unë isha me Ramën atëherë.

Duhet të jem me Ramën sërish? Gjë që s’bëhet.

Por nuk është vetëm kjo. Rama ka bërë gjëra më të rënda. Dhe më e rënda është se ai ka krijuar një klikë të tijën, që në një masë të madhe është e njëjta klikë e vjetër që sundonte edhe në kohën e Berishës. Hiq këta që bilbilosin nga Shqupi sot, të tjerët janë ata që ishin. Klika është e palëvizshme.

Dhe Rama do që gjithë Shqipërinë ta vërë në shërbim të kësaj klike. Korrupsioni që po bëhet është në përmasa të frikshme. Andrea do fakte dhe unë personalisht do të tentoj, nëse mundem, të vihem edhe në gjurmë të fakteve korruptive. Por, sidoqoftë, nuk besoj se ka nevojë të priten faktet e mia. Një gjëje që i ndihet kutërbimi, nuk ka nevojë ta prekësh për t’u bindur që ekziston.

Kur u bëni thirrje socialistëve për të larguar Ramën, a keni parasysh një ose disa figura të mundshme brenda PS-së si kandidatë për Kryeministër, apo jeni për rrotacion në zgjedhjet e ardhshme të 2017-s?

Jo, nuk jam për rrotacion. Ç’rrotacion? Po të risillnim sërish në pushtet Berishën, do të ishte njësoj si t’i thoshim botës se jemi një popull i sëmurë me dementia. Prandaj, shoh si zgjidhje që socialistët të largojnë Ramën. Nuk do të doja që edhe socialistët të bënin atë që bëjnë gjithë kohën demokratët, d.m.th. të ngatërrojnë (njëjtësojnë) interesin e vendit me interesin e një të paudhi.

Dhe në këtë mënyrë të hedhin në greminë partinë, e më keq akoma, vendin. Se kush vjen në krye, këtë nuk e di. Por mos më thoni se “nuk ka kush ta zëvendësojë”. Kushdo mund ta zëvendësojë një kryeministër, që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur. Dhe në çdo rast do të jetë më mirë.

Po një Edi Rama që vendos të bëjë ndryshime, e të bëjë atë që presin njerëzit, do ta mirëprisnit?

Unë do ta mirëprisja, sigurisht. Mbi të gjitha, ngaqë kjo do të ishte provë se ai i ka duart e lira. Por kam frikë se vetëm kjo nuk mund të ndodhë. Rama, dhe ky është fakti më i dhimbshëm, nuk i ka duart e lira. Edhe kreun e një institucioni qeveritar që ka dështuar nuk e heq dot. Ja, nën presion, hoqi nja dy këto ditë, dhe u gjeti fët e fët nga një vend tjetër pëllumbash. Qeverisja e tij, përsëris, është një klikë e mbyllur dhe e korruptuar.

Sot, pas tri vitesh, a mendoni se ishte e drejtë thirrja juaj për “bashkimin e qelbësirave” për të hequr me çdo lloj çmimi Berishën nga pushteti, përderisa ju thoni se preferoni më mirë një “bandit delinkuent” sesa një të “kapur nga delinkuentët” si Rama?

Absolutisht, po! Është një nga gjërat më me mend që kam thënë ndonjëherë. Sikur të më thoshin se po krijohet një arkiv i veçantë, që do të ruhet për shekuj me radhë, ku secili prej atyre që kanë mbajtur qëndrime publike, do të duhet të zgjedhë vetëm një qëndrim për ta futur në këtë arkiv, dhe sikur të më kërkonin edhe mua të zgjidhja një qëndrim timin për këtë arkiv, unë do të zgjidhja pikërisht këtë qëndrim.

Mua më vjen keq që ka ende shqiptarë që nuk e kuptojnë se në vitin 2013 ka ndodhur një gjë e madhe. Një gjë fantastike. Kemi larguar nga drejtimi i një vendi një motherfucker. Më vjen keq edhe që në shoqërinë shqiptare ka një kompleks subordinimi kur vjen puna te qëndrimi ndaj tij.

Shikojeni se ç’ndodh! Ka tre vjet që ka humbur zgjedhjet, që i ka humbur ato në mënyrë spektakolare, ka tre vjet që bën si gore në Parlament, ka tre vjet që mban peng partinë demokratike dhe askush nuk i bën dot as kritikën më minimale. Të gjithë i qurraviten, deputetët, aparatçikët e Partisë Demokratike, kryetari i PD-së po se po, gazetarët që e kanë për zanat t’i atashohen partisë, por edhe gazetarë që mbahen me të madh si opinionistë nacionalë.

Dhe jo vetëm kaq. Edhe kritikët e lidershipit të Partisë demokratike nuk mungojnë t’i përcjellin herë pas here sinjale dashurie e solidariteti. Majlinda Bregut nuk i erdhi asnjë çikë turp kur na kujtoi këto ditë se ajo kish qarë kur Berisha ka dhënë dorëheqjen. Edhe hajde prit hair nga Majlinda!

Të vjen për të vjellë nga këta njerëz. Për dëmet që i ka bërë vendit ky njeri do të flitet mirë kur ai të qërohet nga politika. Atëherë do të flasin edhe ata që s’kanë gojë sot. Por për ta njohur se kush është, nuk ka nevojë të presësh kaq shumë. Nuk ka nevojë as të dish se ç’ka bërë. Është mjaft ta shohësh në Parlament një ditë të enjte dhe ti e kupton se kush është.

Burimi: Gazeta ‘Panorama’.

Intervistoi: Aristir Lumezi

Etiketa: largohetnanoramarotacion


Ju sugjerojmë

Vlora, destinacion i preferuar për turistët
Aktualitet

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”/DHAT për problematikat e sezonit turistik

10 Korrik, 2025 11:27 am
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit/ Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan

10 Korrik, 2025 11:24 am
Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun
Aktualitet

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun

10 Korrik, 2025 11:06 am
Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!
Bota

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

10 Korrik, 2025 11:04 am
Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona
Kronikë

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

10 Korrik, 2025 10:51 am
Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike
Aktualitet

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

10 Korrik, 2025 10:49 am
Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor
Aktualitet

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor

10 Korrik, 2025 10:41 am
Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin
Aktualitet

Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin

10 Korrik, 2025 10:32 am
Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Pas shkarkimeve në Policinë e Shkodrës, komandohet drejtori i ri

10 Korrik, 2025 10:29 am
Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar
Aktualitet

Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar

10 Korrik, 2025 10:20 am
Para
Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor

Berisha: Rama lexoi fjalimin tim të 2013-ës

PD: “Dëmet” e protestës së 8 Dhjetorit, fryt i fantazisë së Veliajt

PD: “Dëmet” e protestës së 8 Dhjetorit, fryt i fantazisë së Veliajt

Këtë javë pritet finalizimi i marrëveshjes së partive politike për Demarkacionin

Këtë javë pritet finalizimi i marrëveshjes së partive politike për Demarkacionin
















TE FUNDIT

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”/DHAT për problematikat e sezonit turistik

Vlora, destinacion i preferuar për turistët
10 Korrik, 2025

Dhoma Amerikane e Tregtisë në një deklaratë për mediat adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri, i cili ndodhet në...

Lexo më shumë

Vdekja e 27-vjeçarit/ Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan

Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
10 Korrik, 2025

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën...

Lexo më shumë

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun
10 Korrik, 2025

Një zjarr ka përfshirë një lokal orët e para të mëngjesit në fshatin Theth. Në një informacion paraprak të raportuar...

Lexo më shumë

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!
10 Korrik, 2025

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com