Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nano e quajti të vdekur PS-në, Pëllumbi:Eja këtu, s’duam mesazhe nga Viena

2016/07/13 at 8:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nano e quajti të vdekur PS-në, Pëllumbi:Eja këtu, s’duam mesazhe nga Viena

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi i vlerëson si të gabuara mesazhet e ish­kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në këtë 25 vjetor të themelimit të partisë. Në një intervistë për gazetarët, Pëllumbi i sugjeroi Nanos që të mos rrijë në Vjenë, por të vijë pranë socialistëve që e mbështetën.


“Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena. Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS­së. Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimistë”, – tha Pëllumbi. Ndërkohë kritikat e Ben Blushit, ai nuk i sheh si një çarje të PS­së, por në kuadrin e mendimit ndryshe, që siç thotë ai, nuk i sjell asnjë të keqe Partisë Socialiste. Një urim për këtë 25 vjetor… Sot (dje) është një ditë e gëzuar që ka mbledhur të gjithë këta socialistë, simpatizantë, për të kremtuar 25­ vjetorin e PS­së. Kuptohet që këto 25 vjet kanë qenë të vështira, por shoqëruar edhe me suksese e me gëzime. Dhe mua më vjen mirë që ne brezi i mëparshëm shohim një gërshetim të brezave. Gjenerata e re po vazhdon në këtë rrugë, të cilën e nisi PS shumë vjet më parë. Sigurisht shumë gjëra në rrugë e sipër janë korrigjuar. Shumë të tjera do të korrigjohen më tej. E rëndësishme është që idetë bazë programore, idealet e majta të Partisë Socialiste janë prezente, janë të gjalla dhe shpresojmë që do të vazhdojnë më tej. Si është PS, pas 25 vitesh? PS pas 25 vjetësh është e ndryshme dhe nuk mund të kërkojmë që ajo të jetë identike me lindjen e saj. Ashtu sikurse një fëmijë rritet kalon fazat e veta të jetës edhe Partia Socialiste ka kaluar përmes etapash të ndryshme,

me vështirësi, me pengesa, me luftë, por e rëndësishme është që ajo i plotësoi 25 vjet dhe uroj që të plotësojë shumë 25 vjetorë. A po e çon “Rilindja” drejt vdekjes Partinë Socialiste, siç ka deklaruar z.Nano? Prandaj s’erdhi ai, se kishte frikë nga vdekja?! Pse s’erdhi ta thoshte këtu? Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena. Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS­së. Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimistë. Po fakti që në këtë 25 vjetor PS­ja rrezikon një ndarje të re, pasi deputeti Ben Blushi e disa të tjerë po tentojnë të krijojnë një parti të re, si ju duket? Nuk mendoj se është ndarje e re. Janë në kuadrin e mendimit ndryshe. Nuk ka ndonjë të keqe Partia Socialiste nga mendimi ndryshe, nga mendime të tilla dhe nga pikpamje që mund të duken krejt të dnryshme. Por fakti është që flasin, punojnë në shtratin e së majtës. Ky 25 vjetor përkon edhe me një betejë të madhe të PS­së që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Besoni se do miratohet? Po, e besoj këtë. Mendoni se PD po këmbëngul, dhe po nxjerr artifica herë pas here për ta rrëzuar atë… Këmbëngulja në raste të tilla, kur përpiqet politika të zgjidhë një çështje madhore me konsensus janë të natyrshme nga të dyja palët. Secila synon të përfitojë sa më tepër në fushën e ideve të veta apo të zgjidhjeve të veta. Por unë mendoj se nuk ka rrugë tjetër nëse opozita do të jetë një forcë e rëndësishme me perspektivë për të ardhmen, nuk ka rrugë tjetër veçse të votojë reformën në drejtësi. Ndryshe ajo rrezikon shumë. Nëse nuk votohet a rrezikohet të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme? Sigurisht opsionet janë të ndryshme. Në vetvete nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet një projektligj, por ajo varet nga vullneti i forcës politike që qeveris. Nëse ajo e sheh të nevojshme që ajo të provohet edhe një herë, të krijojë një raport të ri votash, edhe mundet. Si e shikoni faktin që PD nuk është dakord me zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që duhet të jetë opozita që i kërkon zgjedhjet? Po pikërisht ky është edhe paradoksi. Zakonisht zgjedhjet e parakohshme i kërkon opozita, por fakti që ajo nuk është për zgjedhje të parakohshme do të thotë që nuk i ka punët mirë. E di që ka humbur në elektorat. Do të humbasë edhe më shumë nëqoftëse nuk voton reformën për drejtësi/ Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Bota

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

5 Gusht, 2025 10:30 pm
Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
Rajoni

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

5 Gusht, 2025 9:48 pm
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar
Bota

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar

5 Gusht, 2025 8:53 pm
Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë
Bota

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

5 Gusht, 2025 8:29 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025 7:55 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
Auto-Skicë
Bota

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

5 Gusht, 2025 7:31 pm
Para
Këngëtarët shqiptarë namin në Youtube-n zviceran, ja këngët shqip më hit

Këngëtarët shqiptarë namin në Youtube-n zviceran, ja këngët shqip më hit

Video/ Kosovë, edhe mashkull edhe femër, viçi lind me dy organe gjenitale

Video/ Kosovë, edhe mashkull edhe femër, viçi lind me dy organe gjenitale

Papa Francesku vendos: Kisha katolike shqiptare me 38 martirë

Zbulohen detajet e ceremonisë së Lumnimit të Martirëve në Shkodër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
5 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund...

Lexo më shumë

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com