Bota

Nagorno Karabak/ Akuza mes palëve për bombardime në zona civile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:59 - 31/10/20 |
Al Do

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardime në zona të banuara nga civilët, vetëm një ditë pasi dy palët u pajtuan që të shmangin bombardimet në këto zona në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Luftimet e reja vijnë teksa Rusia tha se do të ofrojë mbështetjen “e nevojshme” për Jerevanin nëse luftimet mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene arrijnë në territorin e Armenisë.

Moska iu përgjigj kështu letrës së kryeministrit armen, Nikol Pashinian, që i dërgoi presidentit rus, Vladimir Putin ku i kërkoi konsultime “urgjente” për mbështetje të sigurisë.

Raportimet për bombardime nga të dyja palët më 31 tetor, vijnë pak orë pasi u mbajtën bisedimet në Gjenevë brenda dy shteteve, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Këto bisedime kanë për qëllim dhënien fund të luftimeve në Nagorno Karabak.

Më 30 tetor, në bisedimet në Gjenevë, palët nuk arritën marrëveshje armëpushimi, por Jerevani dhe Baku u pajtuan të shkëmbejnë trupat e të vrarëve në fushëbetejë si dhe të ofrojnë lista të personave që janë burgosur, me qëllim që t’i shkëmbejnë ata.

Bisedimet në Gjenevë u ndërmjetësuan nga i ashtuquajturi Grupi i Minskut, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia.

Nagorno Karabaku, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, është e banuar nga armenët etnikë. Konflikti në këtë rajon ka nisur që prej viteve të 90-ta.

Luftimet e reja nisën më 27 shtator dhe po konsiderohen si më të ashprat në këtë rajon, në këto vitet e fundit.

Pas