Kryesore

Naftëtarët, Rama përsërit kushtet:Nuk ka bisedime nëse nuk dalin nga greva


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 29/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e naftëtarëve në Ballsh, duke theksuar dhe njëherë se pa u ndërprerë greva e urisë nuk do të ketë bisedime.

Rama tha se arsyeja përse nuk bisedon me naftëtarët për aq kohë sa janë në grevë është se nuk do që të krijojë precedentin që çdo punëtor i pa kënaqur nga kompania që punon t’i kërkoj para shtetit.

Kryeministri tha se imponimi nuk funksionon tek qeveria e tij, gjë e cila sipas tij, e bën të pa mundur gjetjen e një zgjidhje që naftëtarët të marrin pagat e prapambetura.

“Hallet e njerëzve nuk zgjidhen me padituri dhe duke gënjyer. Ju gënjeni nga padituria. Ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur Kush e vjedh naftën kur rafineria është e fikur. Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, nga padija mund të bëni më shumë dën se sa mirë. Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj. Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e  qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit. Punonjësit e një kompanie që falimenton trajtohen me asistencë sociale, ky është detyrimi i shtetit. Ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre por nuk janë aty se duan  asistencë sepse asistenca do sillte largimin e tyre nga aty. Pagat s’ua jep shteti. Nuk jemi më në komunizëm që kur babai juaj i ndjeri dhe të tjerë vendosën ta shembin. Meqë ke kontakt me ato gratë bëju thirrje ta mbyllin grevën. Iu ftoj të bashkoheni me mua ta mbyllin grevën. S’mund të lëviz nëse nuk e bëjnë. Sepse janë parimet që ka shteti “Thënë këto, unë po e përsëris çdo ditë që ato të ndalojnë grevën dhe unë jam gati që të qajmë hallin bashkarisht. Sa kohë që janë aty, nuk ka bisedime. Është diçka parimore, jo se dua unë kështu. Kjo shumicë nuk sfidohet me presion”,-tha Rama./ Opinion.al

Pas