Kryesore

Naftëtaret – Kryemadhit: Nuk duam teserë partie, diskutohet buka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:32 - 17/10/20 |
el ida

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë naftëtare, që kanë hyrë në grevën e urisë brenda rafinerisë së Ballshit.

Gjatë këtij takimi, Kryemadhi u shpreh se nuk ka dashur të përfshihet politikisht në këtë situatë, ndërsa pohoi se zgjidhja nuk është vetëm tek pagat, por edhe tek çfarë do të ndodhë në vijim me rafinerinë.

“Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni jë në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë gratë naftëtare të cilat kanë punuar për vite të tëra në rafineri kanë folur për situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballen, ndërsa kanë apeluar për zgjidhje lidhur me çështjen e tyre. “ Unë dua të ha,  nuk dua teserë partie. Sot diskutohet buka. Kemi punuar 30 vite në arin e zi. Ne kemi naftën dhe e shesim ndërkohë që e gjithë bota lufton për ta.

Ne jemi në një muaj shumë të dhimbshëm, në muajin e kancerit të gjirit te gratë. Këtu mes nesh ka gra me këto probleme. E mendoni se çfarë sakrifice po bëjmë. Të lëmë politikën me një anë. T’i japin një zgjidhje kësaj. Nuk është koha të gjejmë kush e bëri gropën por të gjejmë në zgjidhje”, janë shprehur gratë naftëtare./Opinion.al

Pas